Sport 7 Shtator 2022, 20:29

Presidenti i Çelsit kërkonte Ronaldon në ekip, Tuhel mori Aubamejang, zbulohen shkaqet e shkarkimit të trajnerit gjerman

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Çelsit kërkonte Ronaldon në ekip, Tuhel mori

Presidenti i Çelsit kërkonte Ronaldon në ekip, Tuhel mori Aubamejang, zbulohen shkaqet e shkarkimit të trajnerit gjerman

Ardhja e Aubamejang dhe refuzimi i Kristiano Ronaldos janë shkaqet që mendohet se pronari i Çelsit vendosi që të shkarkojë trajnerin Tomas Tuhel, i cili shpenzoi më shumë se 280 milionë euro për transferime në këtë merkato të verës.

Tod Bohli e donte me çdo kusht portugezin në skuadër, sepse ai e lidhte emrin e Ronaldos jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe me marketingun, por tekniku gjerman refuzoi kategorikisht.

Dhe tashmë presidenca e re e Çelsit kërkojnë një trajner jo me shumë emër, për të vijuar një cikël të ri, por edhe për të pasur më shumë kontroll në vendimet që trajneri do të marrë gjatë merkatos.

Sport ish-trajneri i Çelsit Kristiano Ronaldo Tod Bohli Tomas Tuhel