Sport18 Janar 2023, 17:20

Presidenti i PSG-së dhe Muhamed Salah kokë më kokë në një darkë në Londër, çfarë fshihet pas takimit të tyre? (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i PSG-së dhe Muhamed Salah kokë më kokë në

Presidenti i PSG-së dhe Muhamed Salah kokë më kokë në një darkë në Londër, çfarë fshihet pas takimit të tyre? (Foto)

Një lajm i “çmendur” për një transferim të mundshëm ka nisur të qarkullojë në rrjet, pas publikimit të një fotoje të presidentit të PSG-së, Naser Al-Khealifi me yllin e Liverpulit, Muhamed Salah.

Sipas medias italiane “La Gazzetta dello Sport”, të dy janë kapur “mat” në një restorant në Londër, teksa shihen nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

“Do të bëjmë blerje vetëm nëse do të ketë largime”, u shpreh trajneri i PSG i pyetur mbi këtë temë.

Në fakt emri i Salah nuk është një risi në Paris, sheiku e kërkoi edhe gjatë verës përpara se Salah të firmoste rinovimin e kontratës me Liverpulin. Sigurisht afrimi i sulmuesit egjiptian në janar është thuajse i pamundur, por sipas mediave ky është sondazhi i radhës që Al-Khelaifi bën për Salah. Nëse nga Parisi largohen emra të rëndësishëm gjatë verës, në fund të këtij sezoni, Salah do të kthehej në objektiv kryesor.

Sport Muhamed Salah Naser Al Khelaifi presidenti i PSG sulmuesi i Liverpulit