Politike20 Prill 2022, 20:54

Presidenti i ri, Agron Duka nxjerr emrin e kandidatit që mund të mbështesë opozita

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i ri, Agron Duka nxjerr emrin e kandidatit që mund të

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka nxjerrë sot emrin e parë që mund të mbështesë opozita për president.

Kur iu kërkua të thoshte një emër Duka veçoi Dashamir Shehin për të cilin foli me superlativa duke thënë se është një politikan që qëndron mbi palët dhe me integritet. Por Duka tha se në asnjë rast vota e tij nuk mund të shkojë për një kandidat që është pjesë aktive e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Vlerësimi skandaloz është më e pakta ajo që ka thënë Rama për Ilir Metën, ai para marrëveshjes ka thënë akoma edhe më shumë. Nëse presidenti nuk ka varësi nga Rama do të ishte e mirë për opozitën. Keni një emër? Nuk ka rëndësi fare, për mua. Nëse do të zgjidheshin nga opozita ka emra plot me integritet, sic është Dashamir Shehi një i djathtë i thekuar që nuk bën kompromis kurrë në kuriz të kushtetutës. Ai është gjithmonë në favor të njerëzve e ka treguar koha ndër vite. Si Dashi ka shumë nga opozita”, tha ai në “Fax News”.

Politike Duka shehi