Politike 5 Maj 2022, 12:10

Presidenti i ri nga opozita? Përgjigjet Taulant Balla

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i ri nga opozita? Përgjigjet Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dalë kundër një presidenti nga opozita, ndryshe Rama i cili një ditë më parë u shpreh se maxhoranca është e gatshme të votojë një president të propozuar nga opozita.

Nga Fieri, ku mori pjesë në homazhet për 5 majin, Balla u shpreh se një president nga opozita, ishte zgjedhja më e gabuar.

“Mendoj që një president nga opozita sikundër ishte Meta, ishte zgjedhja më  gabuar. Një president i mirë, duhet të pranohet nga të gjithë shqiptarët.”, tha shpreh Balla.

Ndër të tjera, Balla theksoi se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri do të kryhet më 16 maj, kohë e mjaftueshme sipas tij, për dialog me të tre grupet parlamentare të opozitës në parlament.

“Siç jeni në dijeni raundi i parë do kryhet më 16 maj, Koha është e mjaftueshme për dialog të hapur me tre grupet parlamentare.”, tha Balla.

Politike #Balla #Presidenti #Opozita