Politike22 Maj 2022, 17:05

Presidenti i ri, Pampuri: Balla e hëngri turpin me bukë, në raundin e katërt do marrë votat e “non gratave”

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i ri, Pampuri: Balla e hëngri turpin me bukë, në

Thellohet debati mes opozitës dhe mazhorancës sa i takon zgjedhjes së presidentit.

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD,  Orjola Pampuri ka reaguar ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke u shprehur se ai është arsyeja e dështimit të raundit të dytë dhe jo opozita. Sipas Pampurit, Balla nuk mund të shfaqet si i habitur sepse ai e di mirë se nuk e mbajti premtimin e bërë, për të pranuar dokumentin e grupit demokrat.

Ajo shtoi se kjo është arsyeja se përse PD nuk ka çuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit.

Balla na qenka i habitur se, pse PD nuk paska çuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit? Vërtet habi, sepse ai e hëngri vetë fjalën publike për të pranuar dokumentin e grupit demokrat”, tha ajo.

Pampuri vazhdoi më tej duke thëne se Balla  së bashku me Ramën nuk duan president për shqiptarët, por president nga xhepit i tyre për ta përdorur si të duan më pas. Ajo shtoi se në raundin e katërt, Rama do të votojë me votat e krimit e non gratat, presidentin e ri. Duket se deklarata e saj ka të bëjë me deputetët e PSD.

Por ai e ha turpin me bukë sepse së bashku me shefin e tij nuk duan president për shqiptarët, por president të zgjedhur prej xhepit të tyre, si noter për pushtetin e vjedhur. Rilindja do të bëjë atë që bëri me 25 prill 2021, të vjedhë presidentin ashtu siç vodhi mandatin qeverisës me bandat e krimit, të certifikuar si të tillë edhe nga Departamenti i Shtetit.  Në raundin e katërt Rama do të votojë me votat e siguruara nga krimi e non gratat, presidentin, që normalisht nuk do të jetë kurrsesi i gjithë shqiptarëve”, tha Pampuri.

Politike Pampuri PD president