Politike15 Prill 2022, 12:13

Presidenti i ri/ PS kërkon thirrjen e Konferencës së Kryetarëve, Balla letër Nikollës: Seanca e parë më 4 maj

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i ri/ PS kërkon thirrjen e Konferencës së Kryetarëve, Balla letër Nikollës: Seanca e parë më 4 maj

PS i ka dërguar kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të vijuar me procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri në përfundim të mandatit të Ilir Metës.

Balla kërkon që në Konferencën e Kryetarëve më datë 29 Prill 2022, të përcaktohet dhe data e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit. Balla ka propozuar që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të kryhet në datën 4 maj 2022.

“Ju parashtroj kërkesën që Kuvendi të fillojë procedurën e zgjedhjes së Presidentit më datën 29 Prill 2022. Për këtë qëllim, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, ju propozoj thirrjen e Konferencës së Kryetarëve më datë 29 Prill 2022, me këtë rend dite: Fillimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Përcaktimi i datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, referuar nenin 87 të Kushtetutës, propozoj që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të kryhet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet në datën 4 maj 2022″, thuhet në shkresë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike #konferenca ekryetareve president seance Taulant Balla zgjedhje