Politike 5 Maj 2022, 18:26

Presidenti i ri/ Zbardhen diskutimet në grupin e PD, deputetët kërkojnë të propozohen emra konkretë

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i ri/ Zbardhen diskutimet në grupin e PD, deputetët

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat është shoqëruar me debate dhe diskutime. Disa prej deputetëve janë shprehur dakord që të vijohet me pjesëmarrjen në tryezën e diskutimeve për presidentin e ri. Kreshnik Çollaku ka deklaruar se duhet të merret pjesë pa asnjë kompleks.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti Lefter Gështenja. Ai ka deklaruar se PD duhet të nxjerrë kandidatët e saj. Po ashtu të njëjtën gjë ka thënë dhe Saimir Korreshi.

Diskutimet në mbledhje

Kreshnik Çollaku: Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet.

Lefter Gështenja: Së pari nëse duhet të bëj lajm do të thosha që ne nuk duhet të marrim pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit. Në fakt unë jam që duhet të marrim pjesë në proces. Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat ne duhet të marrim pjesë duke vendos kritere të sakta se kush duhet të jete presidenti. Para opinionit publik në nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidatë potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurte që qytetaret do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që presidenti të jetë një anti- komunist që nuk shitet e nuk blihet.

Saimir Korreshi: Të propozojmë një emër për president, Presidenti që ne besojmë që bën, duhet patjetër që të marrim pjesë në reformën territoriale

Ferdinand Xhaferraj: Të marrim pjesë, por mos të përdoremi nga procesi! Te negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin.

Politike grupi PD