Sport28 Gusht 2018, 14:52

Presidenti i UEFA-s e konfirmon: Champions League nuk do të ketë VAR

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i UEFA-s e konfirmon: Champions League nuk do të ketë VAR

“Nuk e di nga vjen ky lajm, por UEFA nuk ka ndërmend të fusë VAR, në çerekfinalet e Champions League gjatë këtij sezoni. Nuk më bind akoma moviola në fushë dhe mendoj se ka ende shumë gjëra për t’u sqaruar.”

Në këtë mënyrë, Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA, ka hedhur poshtë futjen e teknologjisë në ndihmë të gjyqtarëve në Champions League.

Gjatë një interviste për gazetën sllovene “Epika”, numri 1 i qeverisë së futbollit europian shtoi: “Ia kam thënë edhe shefit të gjyqtarëve Rosetti. E dimë që një ditë do ta përdorim, por duhet të kuptojmë se cilët vendosin për përdorimin e VAR gjatë ndeshjes. Çfarë shohin gjyqtarët dhe çfarë nuk shohin?”

Sport UEFA VAR