alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Presidenti, negociatat para kamerave si rekord guinness!

19/05/2022, 15:08
ne Forum
A A
Presidentin që do të njohim nesër

Presidentin që do të njohim nesër

Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Shkruan Lutfi Dervishi


-Lexo edhe:

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s

Zgjedhja e Kryetarit të shtetit nga një moment solemn, po kthehet në një teatër banal ku gjithkush rreket të përfitojë dhe i humburi i vetëm me gjasë do të jetë shtetari i parë i ardhshëm.

Negociatat live para kamerave mund të jenë propagandë, mund të jenë breaking news, mund të jenë lajm, mund të jenë befasi, mund të jenë çudi, mund të rezultojnë edhe në mrekulli, mund të jenë gjithçka përveçse negociata. Marrëveshja është synimi i negociatave. Por a mund të arrihet ujdi me transmetim live? Nëse arrihet këtë radhë ky do të jetë rekord guinness dhe leksion me vlerë për teknikat e negocimit. Gjuha e trupit, toni i bisedës, predispozita janë krejt ndryshe kur negociohet në mirëbesim dhe pa praninë e kamerave. Me kamera negociatat nuk dallojnë shumë nga fjalimet në Parlament, nga kushtrimet në sheshe, nga ligjëratat në selitë e partive, apo llomotitjet në studiot televizive.

Shtatë nga tetë presidentët e zgjedhur pas ndryshimit të sistemit janë zgjedhur nga shumica parlametare. Jo nga opozita! I vetmi rast kur opozita diktoi kandidatin e saj ishte viti 2002. Dhe Presidenti që doli nga negociatat pa kamera, rezultoi dhe më i miri i 32 viteve tranzicion.

Shumica e majtë në atë kohë ashtu sikundër edhe sot i kishte votat për të zgjedhur vetë Presidentin. Por ishte kushtëzuar nga “zgjerimi i fitores” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Faktori ndërkombëtar jo vetëm këshilloi dhe këmbënguli, por edhe paralajmëroi shumicën në atë kohë se Presidenti duhet të zgjidhe në konsensus të plotë me opozitën.

Negociata nisën me kriteret. Kriteri kryesor ishte të zgjidheshin një kategori njerëzish që në kuptimin më të mire i kishin “shërbyer” të dy palëve dhe vendit, pra kandidatë nga diplomacia, ushtria, njerëz me integritet nga gjyqësori, akademia etj. Pas këtij kriteri u përpiluan lista. Natyrshëm radha e propozimit i takonte shumicës dhe ashtu ndodhi. Kandidati i shumicës u tërhoq. Dhe pjesa tjetër është historia e Presidentit Moisiu! Një kujtesë: në tavolinën e negociatave, nuk kishte ekspertë apo të deleguar, por ishin ulur vetë kryetarët e partive. Këtë radhë, nuk bëhet fjalë për negociata, por për teatër. Pala e shumicës (z. Balla me shokë nuk e di kush do të jetë Presidenti ardhshëm dhe pala përballë nuk di as se kush mund të jetë kandidat për President).

Shumica po e shfrytëzon këtë rast për të prodhuar disa seri shtesë të telenovelës së opozitës, ndërsa opozita nuk ka konsensus për kryetarin e Partisë Demokratike dhe po kërkojnë konsensus për Kryetarin e Shtetit. Vetë kryeministri me një gur do të vrasë dy zogj: të zgjedhë presidentin dhe të mbajë gjallë zjarrin e përcëllimit të opozitës. Dhe po ja arrin.

Ndërkombëtarët këtë radhë nuk po kërkojnë të kushtëzojnë aq më pak të paralajmërojnë shumicën për President me konsensus. Pretendimet e opozitës për legjitimitet të cunguar të shumicës nga zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar janë minuar me eficencë të plotë nga vetë opozita.

Në vend që të kërkonte hetim parlamentar për këto zgjedhje, opozita kërkoi komisione hetimore për gjithçka tjetër. Në vend që të kushtëzonte shumicën, në rastin e votimit të komisioneve të vettingut dhe minimumi të kërkonte që shumica të hiqte dorë nga ndryshimi i njëanshëm që i bëri kodit zgjedhor, opozita ra dakord për komisionin e radhës për reformën zgjedhore!!!

Vetë PD, kur ka qenë shumicë ka zgjedhur për President, kryetarin e Partisë Demoratike, nënkryetarin e PD-së, ministrin e Brendshëm të PD-së dhe imponoi si zgjedhje z. Moisiu.

Me shumë gjasë, Presidenti do të jetë zgjedhje e shumicës. Pyetja është: a do të shkohet te zgjedhja më e mirë apo siç kemi traditën do të shkojmë te zgjedhja “më e mirë për momentin”.

Kur flasim për kriteret askush nuk përmend si kriter që kandidati/ja duhet të jetë shtetar/e, sepse duket se preferohet më mirë një ushtar/e.

Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Sa për negociatat me kamerat live ato mund të prodhojnë gjithçka me përjashtim të një shtetari/e të denjë për postin e kryetarit të shtetit.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik
Forum

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

29/06/2022, 11:35
Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s
Forum

Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s

29/06/2022, 9:34
A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?
Forum

A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

28/06/2022, 20:48
Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit
Forum

Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit

28/06/2022, 20:24
Forum

Rikujtimi makabër i tragjedisë së Elbasanit

28/06/2022, 19:37
Forum

Kosova duhet të ndalojë orgjinë hegjemoniste kishtare serbe në Gazimestan

28/06/2022, 17:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
PE votoi raportin e Santos, Balla: Historike, Parlamenti i kërkoi Këshillit nisjen e bisedimeve me Shqipërinë

PE votoi raportin e Santos, Balla: Historike, Parlamenti i kërkoi Këshillit nisjen e bisedimeve me Shqipërinë

'Presidenti'/ Alibeja i prerë: Nesër mblidhet PD bashkë me Rithemelimin, por pa Berishën

'Presidenti'/ Alibeaj i prerë: Nesër mblidhet PD bashkë me Rithemelimin, por pa Berishën

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Ndryshojë sërish çmimet e karburanteve/ Bordi tallet me qytetarët, i heq 6 lekë naftës dhe ia ngarkon benzinës

29/06/2022, 12:16

“Korrupsioni rrezik kombëtar”, Jorida Tabaku: Qeveria është pro oligarkëve

29/06/2022, 12:05

Rama “arrin qëllimin” në Samitin e NATO-s në Madrid, bën foto me Biden

29/06/2022, 12:01
Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

29/06/2022, 11:54

Analiza/ Të pastrosh 2 mln euro nuk është punë e thjeshtë! Ja si amnistia fiskale e qeverisë Rama do ia lehtësojë jetën trafikantëve

29/06/2022, 11:47
Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

29/06/2022, 11:35

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In