Politike18 Maj 2022, 11:30

“Presidenti për ju ‘patatja e nxehtë’”, Spiropali-opozitës: Fjalët i rendisni bukur, por në fund na duhet një produkt

Shkruar nga Pamfleti
“Presidenti për ju ‘patatja e nxehtë’”,

“Presidenti për ju ‘patatja e nxehtë’”, Spiropali-opozitës: Fjalët i rendisni bukur, por në fund na duhet një produkt

Ministrja për Marrëdhëniet dhe Parlamentin Elisa Spiropali ironizoi qëndrimin e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj në tryezën për presidentin e ri.

Spiropali mbështeti propozimin e Fatmir Mediut për dorëzimin e kandidaturave duke theksuar se është detyrimi i opozitës të dorëzojë disa emra.

“Fjalët i rendisni bukur por në fund na duhet një produkt. Pyetja që lind natyrshëm cila është karta juaj dhe epërsia juaj ndaj nesh që pretendoni se mund t’ju japë ekskluzivitetin në këtë proces. Dhe nëse flasim për komromise duhet të kthehemi edhe te kontrasti. Në rrethana të ngjashme nuk jeni sjellë si po sillemi ne sot. Ju thatë që ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të përfshirë në proces. Ju nuk keni hyrë në këtë proces ende.

Nuk keni prodhuar ende as proces të brendshëm dhe produkt për ne. Këto dy raunde janë ekskluzivitet i juaji në zgjedhje. Jemi të gatshëm që këto emra t’i shohim pa asnjë lloj paragjykimi. Presidenti që kemi në fakt ka qenë i juaji. I ka përkitur opozitës në të gjitha kuptimet. President më opozitar nuk mund të kishit. Është detyrimi juaj të prodhoni disa emra”, tha Spiropali.

Politike Elisa Spiropali