alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Presidenti polak flet në Parlamentin ukrainas: Askush nuk mund të përcaktojë të ardhmen tuaj!

22/05/2022, 18:28
ne Bota, Konflikti Rusi-Ukraine
A A

Presidenti polak Andrzej Duda u bë i pari udhëheqës i huaj që mbajti një fjalim brenda parlamentit ukrainas, që kur Rusia filloi agresionin më 24 shkurt. Gjatë një vizite në Kiev të dielën, ai deklaroi nga foltorja e parlamentit, se Ukraina nuk duhet të dorëzohet përpara kërkesave të Presidentit rus Putin dhe se ajo duhet të vendosë vetë për fatin e saj.


-Lexo edhe:

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

Çmenduri në Mykonos, turistëve u kërkohet 500 euro për një tavolinë me pamje nga perëndimi i diellit

Fjala e presidentit polak në parlament gjatë vizitës së tij të paparalajmëruar në Kiev, u prit me ovacione.

“Janë shfaqur zëra shqetësues që thonë se Ukraina duhet të bëjë lëshime përballë kërkesave të Putinit. Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për të ardhmen e saj… asgjë (nuk mund të vendoset) për juve, pa ju”, tha zoti Duda mes brohoritjeve të ligjvënësve ukrainas, raporton “Zëri i Amerikës”.

Presidenti polak tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë që Rusia të tërhiqet plotësisht nga territori ukrainas.

“Nëse Ukraina sakrifikohet për… arsye ekonomike apo ambicie politike, qoftë edhe një centimetër nga territori i saj, kjo do të ishte një goditje e rëndë jo vetëm për kombin ukrainas, por edhe për të gjithë botën perëndimore”, tha zoti Duda.

Polonia është vendi ku lindi Lëvizja Solidariteti e sindikatave të punëtorëve, që luajti një rol të rëndësishëm në dhënien fund të komunizmit në Evropën lindore dhe marrëdhëniet e Polonisë me Rusinë kanë qenë prej kohësh të tensionuara. Që kur Rusia filloi sulmin në Ukrainë, Varshava është pozicionuar si një ndër aleatët më të vendosur të Kievit.

Polonia ka këmbëngulur për sanksione të forta ndaj Rusisë dhe ka ngritur zërin në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Zoti Duda e rikonfirmoi mbështetjen në fjalimin e tij të dielën.

“Nuk do ta gjej qetësinë derisa Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, deklaroi të dielën zoti Duda.

Polonia, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që kur Rusia sulmoi fqinjin e saj, është bërë një portë kryesore për ndihmën humanitare perëndimore dhe armët që shkojnë në Ukrainë.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Boris Johnson
Bota

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46
Bota

Çmenduri në Mykonos, turistëve u kërkohet 500 euro për një tavolinë me pamje nga perëndimi i diellit

30/06/2022, 10:09
Vladimir Putin
Bota

Putin provokon Perëndimin: Operacioni special në Ukrainë nuk ka afat!

30/06/2022, 9:44
Bota

U rinovua pas 10 viteve në Samitin e Madridit; çfarë është koncepti strategjik i NATO-s

30/06/2022, 9:42
Bota

Apple me fitime marramendëse, gjeneron 152 miliardë dollarë në ditë

30/06/2022, 9:11
Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë mbërritjes për një samit të NATO-s në Madrid, Spanjë, 29 qershor 2022.
Bota

Strategjitë e reja të NATO-s: çfarë ndryshon me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në aleancë

30/06/2022, 8:46
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Vladimir Putin nxjerr në terren “terminatorët”, çfarë janë të aftë të bëjnë tanket që janë parë në Ukrainë?

Siti kampion i Anglisë me përmbysje të çmendur, Liverpulit nuk i bën punë suksesi ndaj Volvesit, Junajtid e mbyll sezonin në mënyrën më të keqe

Siti kampion i Anglisë me përmbysje të çmendur, Liverpulit nuk i bën punë suksesi ndaj Volvesit, Junajtid e mbyll sezonin në mënyrën më të keqe

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Duma shpërthen ndaj deputetëve të PS: Ju shqetësoheni vetëm për oligarkët, po favorizoni ndërtuesit që ulen në tavolinë me Ramën! 

30/06/2022, 12:05
Boris Johnson

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46

Edmond Spaho thumbon ministren e Financave: Ndrysho fjalim, 4 muaj me të njëjtat gjëra

30/06/2022, 11:40
KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34

Ministrja e Ramës tallet me shqiptarët: Kemi rritje ekonomike, pa Bordin e Transparencës çmimet do të ishin shumë të larta

30/06/2022, 11:31

Qeveria harron qytetarët e thjeshtë, u jep 6 miliardë lekë kompanive të ndërtimit kompensim

30/06/2022, 11:24

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In