Bota19 Prill 2022, 20:12

Presidenti rus jeton në “varfëri”/ Apartament 77 metra katrorë dhe 114 mijë euro në bankë, zbulohet pasuria e Vladimir

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti rus jeton në “varfëri”/ Apartament 77 metra

Presidenti rus Vladimir Putin dhe familjarët e tij u janë nënshtruar sanksioneve që janë vendosur nga BE dhe SHBA pas pushtimit të Ukrainës.

Kanadaja, ishte shteti i fundit që mori sanksione të reja për 14 bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit, përfshirë këtu edhe dy vajzat e tij.  Por kush është pasuria e Putinit?

Në vitin 2021 presidenti rus ka fituar vetëm 114 mijë euro dhe deklaroi zyrtarisht një apartament prej 77 metrash katrorë në Moskë, dy automjete të prodhimit rus dhe një kamper.

Kryeministri i tij Mikhail Mishustin është pak më mirë, të ardhura prej 18.3 milion rublash, më pak se një vit më parë, por që gjithsesi janë 204 mijë euro. Për fatin e tij të mirë bashkëshortja e tij, dhe pse pa një aktivitet sipërmarrës, ka sjellë në shtëpi 721 mijë euro. Ish-presidenti Dmitry Medvedev, aktualisht zv/president i këshillit të sigurisë, fiton vetëm 94 mijë euro në vit.

Prej muajsh mediat e të gjithë botës publikojnë pasuritë e personave të prekur nga sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar e Bashkimit Europian. Dhe emrat e parë në listë janë gjithnjë të njëjtit, dhe pasuritë e deklaruara të tyre në Rusi, në krahasim me pasuritë jashtë kufijve: janë shumë pak.

32 zyrtarët e lartë të parë të qeverisë ruse, pothuajse të gjithë deputetë të Rusisë së Bashkuar, partia e presidentit, në vitin 2021 kanë fituar rreth 5.5 milion rubla në muaj: 66 mijë euro. Dhe kjo në një nga vendet që ka mesataren e të ardhurave më të ulëta në botë. Paga e një qytetari rus aktualisht është 480 euro në muaj. Sipas këtij pasqyrimi të jesh thjesht një deputet i mazhorancës në parlamentin rus, paguhesh më shumë se të jesh këshilltar i Putin. Deputetët rusë fitojnë rreth 4.3 milion rubla, 110 herë më shumë se paga mesatare e një qytetari rus.

Sipas deklarimeve zyrtare të pasurisë, më i pasuri rezulton të jetë Vladimir Medinsky, ish ministër kulture, një njerëzit më besnikë të Putin, njëkohësisht dhe kreu i delegacionit rus në bisedimet me Kievin: ai fito rreth 1 milion e 290 mijë euro në vit. Ministri i jashtëm Lavrov deklaron një fitim prej 141 mijë eurosh në vit, ndërsa Dimitry Peskov, zëdhënës i Putin kënaqet me 162 mijë euro në vit, shumë më pak se bashkëshortja e tij ish kampione e patinazhit e cila fiton 2.4 milion euro në vit.

Bota #Pasuria e Putinit Moska