Bota 4 Korrik 2018, 21:19

Presidenti serb Vuçiç tregon se çfarë po bisedon me zyrtarët e BE-së për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti serb Vuçiç tregon se çfarë po bisedon me

Presidenti serb Vuçiç tregon se çfarë po bisedon me zyrtarët e BE-së për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po merr pjesë në Selanik, në një takim të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim mes Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Edhe në këtë takim presidenti serb ka thënë se Kosova mbetet temë kryesore, por ka shtuar se kjo çështje nuk është gjithçka.

“Presim diskutime për infrastrukturës, problem të komunikimit, raportet rajonale gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi”- tha Vuçiç.

Vuçiç po vazhdon të lobojë kundër Kosovës.

Ai tha se ka kërkuar nga Greqia e Rumania të mos lëvizin nga qëndrimet kundër Kosovës.

“Dy nga tre vendet pjesëmarrëse të takimit nuk e kanë njohur Kosovën, dhe kam kërkuar që të mbesin te pozicionet e tyre.

Po ashtu miqve tanë bullgarë ua shpjegova qëndrimet tona”, deklaroi presidenti serb.

Ai komentoi edhe deklaratën e Johanes Hahn i cili tha se Kosova nuk është gjithçka në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Deklaroi se nga 120 minuta të takimeve, 119 janë për Kosovën./Balkanweb

 

Rajoni Aleksandar Vuçiç Kosova zyrtarët e BE