Kreu i republikanëve Fatmir Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.
Për “Top Talk”, në TCH, Mediu duke folur në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim deklaroi se së bashku me Agron Dukën, kanë rënë dakord për të propozuar Dashamir Shehin si personin e duhur për të ardhur në krye të shtetit.
“Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të krijuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha Mediu.