Bota19 Maj 2022, 14:30

Presidenti Zelensky dhe qytetarët veshin këmisha të qëndisura, ja çfarë simbolizon 19 maji për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Sot është një ditë e shënuar për Ukrainasit të cilët festojnë Ditën e Vyshyvanka, festën e këmishës tradicionale të qëndisur nga vendasit.

Këmisha është një nga simbolet më të njohura të kulturës ukrainase, dhe është praktikuar shekuj më parë, raporton BBC.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Edhe presidenti Zelensky përmes një postimi në ‘Twitter’ shihet i veshur me veshjen tradicionale ukrainase të qëndisur. Veshjen ai e ka përshkruar si “një amuletë e shenjtë mbrojtëse në luftën me Rusinë”.

Vyshyvankas është një model klasik i qëndisur me lule, dhe mbart kuptime si shpresa, dashuria, mbrojtja nga sëmundjet dhe nga syri i keq.

Rajone të ndryshme të Ukrainës kanë modele të veçanta për këmishën, ku në disa rajone është e bardhë, por tani këto veshje janë të disponueshme pothuajse në çdo ngjyrë.

З Днем вишиванки, Україно! ?? pic.twitter.com/Lw2zyaQQaM

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 19, 2022

Bota #Zelensky #Ukraina