Kosova22 Shtator 2022, 22:35

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Takimi vijon pas pritjes së Osmanit ia bëri presidenti amerikan, Joe Biden, në kuadër të organizimit tradicional të pritjeve të liderëve botërorë.

“E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden”, ka shkruar ajo në Twitter, raporton Gazeta Express.

“E informova mbi zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani.

Muaj më parë, Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ishin pritur nga Blinken.

Raportet Kosovë-SHBA ishin tema kyqe, por është përmendur çështja e dialogut me Serbinë.

Prishtine

Kosova

·

22 Shtator 2022, 18:2218:22Kosova