Aktualitet13 Qershor 2022, 14:17

· Uncategorized

Shkruar nga Pamfleti
· Uncategorized

Në një njoftim për media nga zyra e presidencës, thuhet se këta prokurorë janë dekretuar me mandat fillestar për tri vite, dhe do të sistemohen në Prokuroritë Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së vendit, Prokurorët e rinj janë betuar se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

Ndërkaq, vazhdon njoftimi se presidentja Osmani ka theksuar se shteti ligjor dhe i së drejtës është parakusht për funksionimin e shtetit dhe shoqërisë, duke u bërë thirrje prokurorëve të rinj që në punën e tyre të jenë të pakompromis ndaj krimit e korrupsionit.

Njëkohësisht, Presidentja ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

Aktualitet