Aktualitet 9 Maj 2019, 12:25

Presidentja kroate tërbon Vuçiç në Tiranë: Shqipëria të integrohet në BE, të liberalizohen sa më shpejt vizat për Kos

Shkruar nga Pamfleti
Presidentja kroate tërbon Vuçiç në Tiranë:

Presidentja kroate tërbon Vuçiç në Tiranë: Shqipëria të integrohet në BE, të liberalizohen sa më shpejt vizat për Kosovën!

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka dhënë një mesazh të fortë nga Tirana, ku po merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijun.

Në sy të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, Presidentja kroate ka deklaruar se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evrpian dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Është një pjesë natyrale e BE përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet përdorur si katalizator procesi i përfshirjes së këtyre vendeve. Jam e shqetësuar mbi një progres të paarritur, nuk mund të largoj vështirësitë, por negociatat do të fillojnë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Kroacia do t’i mbështesë negociatat. Dëshirojë sa më shpejt liberalizimin e vizave për Kosovën. Mbështesim një proces të mbështetur mbi meritën. Çdo vend duhet të ndjekë hapat e duhura për t’iu bashkuar BE”, ka thënë Presidentja kroate.

Aktualitet integrimi i shqiperise Presidentja kroate