Kosova 2 Dhjetor 2022, 10:34

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

2 dhjetori është data e lindjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Rugova do t’i mbushte sot 78 vjet, poqë ai ka ndërruar jetë më 21 janar 2006.

Ai la pas vete një trashëgimi politike – ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), një politikan pacifist, i orientuar qartë kah SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

E atë sot e ka kujtuar Vjosa Osmani që dikur ishte nënkryetare e LDK-së e sot është presidente e vendit.

Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook se Rugova në mënyrë të mençur e transmetoi vullnetin e popullit të Kosovës për liri.

“Sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë. Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Me urti e dije të pashoqe, ai arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre”

“Udhëheqja e tij është shembull e model të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë e me të cilin duhet të mishërohemi, në mënyrë që vizionin e Presidentit Rugova për shtet ta bëjmë edhe më kuptimplotë, duke e jetësuar çdo ditë atë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Prishtine