Politike11 Maj 2022, 11:59

"Presion kryetarit të KMSH-së me urdhër të Erdogan"/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës: Lëreni të varrosë të vdekurin!

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berishës, i cili tha dy  ditë më parë në parlament tha se i ka bërë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, që të japë dorëheqjen.

Me ironi Rama tha “Lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit është porosi Jezu Krishti”.

Nga Kuvendi, Berisha tha se kreu i qeverisë Edi Rama ka dërguar njerëz që t’i bëjnë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar që të dorëhiqet nga posti i tij.

“Informohen se Edi Rama ka dërguar njerëzur për t’i bërë presion kruet të KMSH për të dhënë dorëheqjen sepse sipas tij këtë kërkon Erdogan. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të Edi Ramës.

Asnjë ndërhyrje nuk lejohet në autonominë e komuniteteve fetare. I bëj thirrje presidentit të Turqisë të sjellë dosje për çdo individ. Ne nuk mund të fajësojmë njerëz që janë shkolluar me fondet e Gylenit ku ai ka qenë aleatit juaj më i ngushtë, kjo nuk mund të ndodhë”, tha Berisha.


smile

Politike #Rama #Erdogan #Berisha #KMSH