Aktualitet 9 Gusht 2022, 15:38

Presione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve? Garda merr në ruajtje godinën e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme

Shkruar nga Pamfleti
Presione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve? Garda merr në ruajtje

Godina e Gjykatës së Posaçme dhe e Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të ruhet nga Garda e Republikës.

Momentalisht kjo strukturë ruhet nga polica, por me një vendim të marrë nga qeveria sot, theksohet se objektet ku ushtrojnë veprimtarinë oficerët e gardës janë:  Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërkohë duket theksuar se vetë prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët kanë mbrojtje nga Gadra. Ata ruhen në çdo moment bashkë me familjet e tyre, por si duket tani dhe vetë godina do jetë në monitorimin e gardistëve.

Por ky vendim merret në një kohë kur SPAK ka nisur goditjet e bujshme dhe si duket presioni politik po rritet.

Aktualitet garda SPAK