Bota24 Shkurt 2019, 14:04

Presionet për heqjen e taksës janë shtuar, Haradinaj i prerë: Nuk dorëhiqem!

Shkruar nga Pamfleti
Presionet për heqjen e taksës janë shtuar, Haradinaj i

Presionet për heqjen e taksës janë shtuar, Haradinaj i prerë: Nuk dorëhiqem!

Kryeministri i Kosovës po përballet me presione të shumta, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare për shkak të taksës 100% të vendosur produkteve serbe.

Por nga partia e tij thonë se Ramush Haradinajt nuk i është kërkuar të jap dorëheqjen. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha për Ekonomia Online se qeveria mund te rrëzohet nga 61 vota me anë të mocionit në Kuvend, por kjo, nëse do të arrijnë të sigurohen një numër i tillë votash.

Nuk është bërë nga askush kërkesë për dorëheqje, citohet të ketë thënë Isufi, por ditën që do të grumbullojnë 61 votat, mund ta kërkojnë mocionin e mosbesimit për Qeverinë dhe normalisht që kur i kanë votat, nuk na pyesin neve, kalojnë në veprim, ka shtuar ai.

Sipas numrit dy të AAK-së, koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe përplasjet e deklaratave te partnereve, ai i konsideron normale në një qeveri që drejtohet nga disa parti te ndryshme. Ne fakt, zyrtarisht nuk pranohet se koalicioni është i paqëndrueshëm, por është bërë tashme se brenda tij ka dy qëndrime lidhet me taksën e shumëdiskutuar, duke bërë që të shtohen zërat mbi mundësinë e krijimit të një qeverie me baze të gjerë, ku të përfshihej dhe partia me e madhe e opozitës, LDK.

Rajoni Haradinaj i prerë: Nuk dorëhiqem Presionet për heqjen e taksës janë shtuar