Kosova 8 Shkurt 2023, 07:18

Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ish-ambasadori Agim Çejku thotë se Albin Kurti ka bërë disa gabime në qasjen e tij ndaj ndërkombëtarëve në negociata që kanë shkuar në favor të Serbisë.

Çejku u shpreh se për shkak të politikave të gabuara të Kurtit për herë të parë SHBA dhe BE kanë bërë një paralele mes Kosovës dhe Serbisë, gjë nuk ka ndodhur kurrë.

“Për herë të parë kemi parë që SHBA dhe BE kanë bërë një paralele mes Kosovës dhe Serbisë. Më parë presioni ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës. Ishte e panevojshme gjithë ajo ndërhyrje diplomatike për shkak të targave. Ishte edhe jo serioz qëndrimi Kurtit duke mohuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme duke krijuar idenë se do ringeocionte të gjitha marrëveshjet. Pati edhe iluzionin që me ardhjen e demokratëve në Shtëpinë e Bardhë do ndryshonte diçka. Kosovës i ka munguar sensi i realizmit dhe fuqia negociuese”, tha Çejkunë emisionin Now në Euronews Albania.

Ju rikujtojmë se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka pranuar publikisht planin franko gjerman. Pas takimit  me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, Kurti tha se “si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman”, duke shtuar më pas se ka bazë të mirë për negociata të mëtutjeshme.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Prishtine #Presioni ndaj Kosovës nga BE Diplomati Kurti