Sport17 Janar 2023, 15:29

Pretendentët nuk falin në Kupën e Shqipërisë, Tirana dhe Laçi hedhin një hap drejt kualifikimit

Shkruar nga Pamfleti
Pretendentët nuk falin në Kupën e Shqipërisë, Tirana

Pretendentët nuk falin në Kupën e Shqipërisë, Tirana dhe Laçi hedhin një hap drejt kualifikimit

Kupa e Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e para të turit të dytë, ku pretendentët nuk zhgënjyen.

Tirana arriti një fitore të rëndësishme përballë Lushnjës me rezultatin 0-3, duke e dominuar takimin dhe duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër.

Partizani trumfoi kundër Korabit në një fushë të vështirë me rezultatin 1-3, me Xhuliano Skukën që gjeti dy herë rrugën e rrjetës.

Një tjetër fitore mes vështirësive arriti edhe Vllaznia, e cila triumfoi në transfertën e Bylisit me rezultatin e pastër 0-2.

Dinamo zhgënjeu në kryeqytet, duke u përmbysur nga Kastrioti me rezultatin 1-3.

Një tjetër hap drejt kualifikimit thuajse të sigurt e arriti edhe Laçi, i cili mundi në transfertë Tomorin me rezultatin 1-3.

Ndeshjet e kthimit do të luhen pas dy javësh.

Rezultatet e ndeshjeve të para të Kupës së Shqipërisë:

1-Lushnja    0-3  Tirana

2-Korabi      1-3   Partizani

3-Bylis       0-2  Vllaznia

4-Dinamo    1-3  Kastrioti

5-Tomori      1-3  Laçi

Sport Dinamo Kupa e Shqipërisë Laçi Partizani Tirana Vllaznia