Sport30 Mars 2022, 17:30

Prezantohet topi i Botërorit të Katarit, çfarë e bën të veçantë “Al Rihla”

Shkruar nga Pamfleti
Prezantohet topi i Botërorit të Katarit, çfarë e bën

Prezantohet topi i Botërorit të Katarit, çfarë e bën të veçantë “Al Rihla”

FIFA ka bërë të ditur sot emrin dhe dizajnin e topit që do të përdoret gjatë Botëror 2022 në Katar. Një top i prodhuar nga kompania “Adidas”, e cila ka prodhuar kështu për herën e 14 radhazi topin zyrtar të një turneu të tillë.

Topi i ri quhet “Al Rihla” dhe është dizajnuar për të përballuar ritmin e shpejtë të ndeshjes, pasi zhvendoset në ajër më shpejt se çdo top tjetër i prodhuar në historinë e turneve.

“Jemi para një topi të mrekullueshëm dhe të cilësisë të lartë. Yjet do të argëtohen duke luajtur në nivelin më të lartë në Katar”, u shpreh Zhan-Fransua Pati, drejtori i Departamentit të Marketingut i FIFA-s.

“Al Rihla” do të thotë “udhëtimi” në gjuhën arabe dhe inspirohet në kulturën, arkitekturën, emblemën dhe ngjyrat e flamurit të Katarit. Ngjyrat e ndezura përfaqësojnë pikërisht vendin pritës të këtij kampionati Botëror.

Sport "Al Rihla" FIFA topi i Botërorit të Katarit