Kosova 8 Nëntor 2022, 21:31

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, në Veriun e Kosovës ka potencial që të eskalojë gjendja.

Ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit.

“Ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Price

Ka folur edhe për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë deputetë, policisë, gjyqtarë, prokurororë e punëtorë administrate.

“Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për eskalim të mëtutjeshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa për të zvogëluar tensionet dhe të sigurojnë paqe dhe stabilitet”, ka thënë ai.

Kjo gjendje sipas tij mujnd të mund të rrezikojë njerëzit e pafajshëm.

“Aksionet dhe retorika që rritë mundësinë e dhunës vë jetë të pafajshme dhe të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse që janë në terren në një rrezik të panevojshëm”.

Prishtine