Politike30 Tetor 2022, 12:42

Primaret e Rithemelimit, Gert Bogdani shpall kandidaturën për Tiranën: Ka ardhur koha për ndryshim!

Shkruar nga Pamfleti
Primaret e Rithemelimit, Gert Bogdani shpall kandidaturën për

Gert Bogdani

Një tjetër demokrat ka shpallur ditën e sotme kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, pas hapjes së garës së primareve nga Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha.

Gert Bogdani tha se ka vendosur të shpallë kandidaturën sepse ka ndjerë një thirrje për t’i prirë ndryshimit që ka nevojë ky qytet.

 “Tirana quhet sot kryeqyteti i rinisë por të rinjtë e Tiranës nuk kanë ujë të lahen dhe nuk kanë mundësi të ndërtojnë një të ardhme sepse në Tiranë ndërtohet vetëm për oligarkët. Kur ndërtohet një shkollë kostot janë katër herë më të larta se BE sepse lekët vidhen. Ka ardhur koha që këto probleme të zgjidhen. Është koha për një model ndryshe. Tirana më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim. Prej kohësh kam dëgjuar thirrjen për t’i prirë ndryshimit. Kam gjetur thirrjen dhe mbështetjen për ta sjellë këtë ndryshim. Gjatë konsultimeve kam gjetur gatishmërinë për ta bërë të mundur këtë ndryshim.

Kam punuar gjithmonë me integritet dhe përkushtim qoftë si deputet. Me energji dhe vizion në sjelljen e risive. Jo thjesht si qytetar nga një familje e vjetër e Tiranës por si një prind i ri që ka vendosur që të ardhmen e fëmijëve ta ndërtojë në këtë qytet. Kam marrë vendimin për të kandiduar për kryetar të bashkisë së Tiranës. Kam bindjen që Tirana ka mundësi të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve”, u shpreh ai.

Disa ditë më parë, kandidaturën për primaret e Tiranës e ka shpallur edhe deputeti Belind Këlliçi.

Politike #Primaret Berisha Gert Bogdani Tirana