Aktualitet 4 Dhjetor 2022, 08:18

Primaret/ Rithemelimi zgjedh sot kandidatët për 14 majin, Berisha “i fal” Metës katër bashki

Shkruar nga Pamfleti
Primaret/ Rithemelimi zgjedh sot kandidatët për 14 majin, Berisha

Sali Berisha

Foltorja e Sali Berishës do të zhvillojë sot për herë të parë një proces të brendshëm zgjedhor nga i cili do të dalin kandidatët për zgjedhjet e 14 majit.

Anëtarët dhe simpatizantë e grupit të Berishës do mund t’u drejtohen degëve lokale për të shprehur vullnetin e tyre se cilin nga emrat që janë në garë dëshirojnë ta shohin rival të Partisë Socialiste për bashkinë e tyre.

Beteja më e fortë konsiderohet në kryeqytet, ku përballja do të jetë mes 7 kandidatësh, mes tyre Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdanit dhe Julian Deda.

Në dy bashki të tjera të mëdha, PD shkon në zgjedhje me 1 emër: Luçiano Boçin në Elbasan dhe Bardh Spahinë në Shkodër.

Ndërsa në Durrës, demokratët e Berishës duhet të zgjedhë mes Igli Carës dhe Armand Dervishit.

Kruja është bashkia e cila ka më së shumti kandidatë, plot 11 emra që synojnë të jenë përballë PS-së në 14 Maj.

Procesi do të mbahet në 56 bashki dhe jo në 61.  Kjo për shkak të dinamikave të brendshme. Jashtë primareve do të jetë Bashkia e Malësisë së Madhe, për të cilën nuk u regjistrua asnjë kandidat.

Në 4 bashki të tjera, Sali Berisha u ka dhënë dorë të lirë aleatëve të vegjël minoritarë duke mos i nënshtruar në votim e duke ju lënë të drejtën të zgjedhin vetë kë do të kandidojnë.

Vangjel Dules i vihen në dispozicion bashkitë: Himarë, Finiq e Dropull ku ka përqendrim minoritarësh grekë, ndërsa Pusteci i është rezervuar një partie të minoritetit maqedonas.

Nga 56 bashkitë ku do të zhvillohet procesi i primareve, në disa zona të rëndësishme ka vetëm një kandidat: në Elbasan, Shkodër dhe Kukës.

Edhe anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë mund të votojnë këtë të diel, por vetëm në 4 bashki të cilët Berisha ia ka lënë Metës të vendosë në garë emrat e tij.

Ato janë: Kuçova, Skrapari, Përrenjasi dhe Memaliaj.

Që një kandidat të shpallet fitues duhet të marrë votat e më shumë se gjysmës së pjesëmarrësve në primare. Nëse asnjë kandidat nuk merr  50% plus 1 votë të dielën, në 11 dhjetor do të bëhet raundi i dytë.

Kandidatët e Primareve janë si më poshtë:

Tirana, pretendentët kryesorë

Belind Këlliçi

Ilir Alimehmetit

Gert Bogdani

Shkodra:

Bardh Spahia

Elbasani: Luçiano Boçi

Durrësi:

Armand Dervishi

Igli Cara

Kruja:

Ndriçim Babasi

Agron Loka

Denis Hidri (Partia e Lirisë)

Kurbin:

Alfred Dajçi

Bashkitë që Berisha ia ka lënë në dorë Metës janë:

Kuçova, Skrapari, Përrenjasi dhe Memaliaj.

Kryesore # 14 Maji #Primaret Berisha foltorja