Aktualitet 9 Dhjetor 2022, 12:47

Priten reshje shiu dhe stuhi, Drejtoria e Përgjithshme Detare: Mjetet lundruese të marrin masa!

Shkruar nga Pamfleti
Priten reshje shiu dhe stuhi, Drejtoria e Përgjithshme Detare: Mjetet

Teksa pritet përkeqësimi i motit pas mesditës të kësaj të premte, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka kërkuar që të merren masat nga mjetet lundruese. Era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe Jug Jug-Perëndim në forcën 5-9 bft, 1.00-1.50m dhe  shpejtësi 12-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.00 metra.

Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas datës 11 dhjetor 2022 ora 12:00.

Aktualitet moti i keq