Bota 1 Shkurt 2019, 13:25

Pritet fillimi i garës së rrezikshme, SHBA sot merr vendim të rëndësishëm

Shkruar nga Pamfleti
Pritet fillimi i garës së rrezikshme, SHBA sot merr vendim të

Pritet fillimi i garës së rrezikshme, SHBA sot merr vendim të rëndësishëm

SHBA do të vendosë sot daljen përfundimtare nga marrëveshja për armët bërthamore. Edhe pse afati kohor vendosur nga SHBA skadon të shtunën, Rusia shprehet e sigurt se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së saj.

Shkaku për pezullimin e Marrëveshjes INF nga SHBA është prodhimi dhe futja në përdorim e sistemeve ruse raketore me emrin 9M729 (NATO-Code: SSC-8).

Sipas përfytyrimeve të Uashingtonit Rusia ka bërë shkelje të marrëveshjes për kufizimin e armëve bërthamore. SHBA ka dhënë një ultimatum prej 60 ditësh për shkatërrimin e këtyre pajisjeve, I cili skadon të shtunën.

Në kundërshtim me këtë, Rusia ka bërë të ditur para javësh se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së SHBA dhe nuk i bie ndërmend t’i shkatërrojë këto pajisje. Sipas të dhënave ruse, 9M29 mund të shkojë në largësi deri në 480 km.

Ndërsa SHBA janë të mendimit se këto të dhëna nuk janë të vërteta dhe se këto raketa mund të godasin objektiva në largësi prej të paktën 2600 kilometra. Kjo do të thotë se këto trupa mund të godasin gati çdo kryeqytet në Evropë.

Për Evropën kjo është një çështje tepër e rëndësishme, sepse pezullimi i Marrëveshjes INF mund të rihapë një garë të re për armatime në Evropë. Ekspertët ushtarakë mendojnë se vetëm me këtë marrëveshje mund të ruhet balanca e sigurisë.

Përfaqësuesi i CDU/CSU në parlament Johann David Ëadephul ka paralajmëruar se nëse Rusia nuk është e gatshme të heqë dorë nga sistemet e saja raketore, NATO duhet të rishikojë edhe këtë mundësi.

“Nuk mund të ketë një rrugë të posaçme vetëm për Gjermaninë”, u shpreh ai.

Ndërsa ekspertët thonë se dalja eventuale e SHBA nga kjo Marrëveshje do të thoshte praktikisht edhe vdekje e saj. Më pas as Rusia nuk do të ketë kurfarë interesi të respektojë këtë Marrëveshje. Kjo mund të shpiejë në garën për armatime edhe në rajonet tjera.

Bota arme Marrëveshja Rusi SHBA