Sport 7 Maj 2022, 17:39

Pritjes i erdhi fundi, Myrto Uzuni gjen golin e parë në La Liga dhe nxjerr Granadën nga zona e rrezikut (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pritjes i erdhi fundi, Myrto Uzuni gjen golin e parë në La Liga dhe

Pritjes i erdhi fundi, Myrto Uzuni gjen golin e parë në La Liga dhe nxjerr Granadën nga zona e rrezikut (Video)

Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës në suksesin e skuadrës së Granadës në ndeshjen e kësaj jave në La Liga përballë Majorkës së Muriqit. 

Sulmuesi shqiptar gjeti golin pak minuta pas aktivizimit si zëvendësues, kur në minutën e 78 të takimit arriti të dërgonte me sukses topin në rrjetë për të realizuar kështu golin e 5 të sfidës. 

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-6 në favor të Granadës. 

Skuadra e Uzunit me këtë sukses ngjitet në vendin e 16 në renditje, dy pikë nga zona e ftohtë.

Sport Granada Myrto Uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare