
Pritjes së Tomas Strakoshës i vjen fundi, portieri i kombëtares shqiptare pranë firmës me gjigantët e Premier Ligës
Portieri i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, duket se më në fund e ka gjetur një skuadër dhe bëhet fjalë për klubin historik të Premier Ligës, Mançester Junajtid.
Siç bënë me dije media britanike, “Talk Sport”, skuadra e “Djajve të Kuq” është shumë pranë marrëveshjes me portierin shqiptar.
Ai shihet si zëvendësuesi i Din Henderson, i cili u largua drejt Notinghem Forest, me shqiptarin që pritet të jetë portier i dytë pas De Geas.
Erik Ten Hag kërkon që portieri i dytë i tij të jetë dikush që ka eksperiencë dhe për këtë arsye e pëlqen shqiptarin, i cili ka marrë atë që i duhet nga Lacio gjatë këtyre viteve.