
Probleme me teknologjinë në ndeshjen vendimtare të Champions League, UEFA njofton Benfikën dhe Juventusin
Një problem teknik ka ndodhur pak minuta më parë në stadiumin “Da Luz”, ku në orën 21:00 do të luhet ndeshja mes Benfikës dhe Juventusit, e vlefshme për raundin e pestë në Grupin H të UEFA Champions League. Kjo sfidë do të jetë decisive për të dyja skuadrat, nga njëra anë Benfika do të tentojë barazimin për të siguruar kualifikimin, ndërsa nga ana tjetër, Juventusi do të kërkojë me çdo kusht fitoren për të shpresuar kalimin e grupeve.
Siç njoftoi UEFA, ndeshja do të luhet pa ndihmën e teknologjisë së vijës së portës. Arbitri, serb Jovanoviç, do të duhet të bëjë pa orën e Goal Line Technology që paralajmëron gjyqtarin, kur topi kalon vijën e portës. Sistemi i përdorur nga UEFA është ai Hawk-Eye, i cili përdor shtatë telekamera me një softuer kontrolli. E kjo saktësi e madhe e Goal Line Technology, në rastin e një goli, do të mungojë në Da Luz.