Për analistin Andi Bushati, procedurat e ndjekura nga mazhoranca për zgjedhjen e presidentit të ri janë qesharake dhe tallëse.
Në emisionin “Shock”, Bushati tha se ky proces është më tallës edhe se anketimi i Këshillit Kombëtar për legalizimin e kanabisit.
“Unë mendoj se është një tallje. Pashë ato skenat qesharake sot kur deputetët e PS votonin në kutinë e fshehtë sikur po propozonin emra. Kush po propozojnë emra? Këta ministra që e morën vesh nga televizioni që u bënë ministra? Më duket tallje më e madhe se ajo e Këshillimit Kombëtar për legalizimin e kanabisit”, tha Bushati.