Politike17 Maj 2022, 13:11

Procesi i zgjedhjes së presidentit, Ervin Salianji: Rama po heq vëmendjen nga rritja stratosferike e çmimeve dhe gjobat ndaj biznesit

Shkruar nga Pamfleti
Procesi i zgjedhjes së presidentit, Ervin Salianji: Rama po heq

Deputeti i PD, Ervin Salianji

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas Konferencës së Kryetarëve që miratoi 23 majin si raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit.

Salianji thotë se Rama me këtë proces për zgjedhjen e presidentit po heq vëmendjen nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit dhe goditjet ndaj bujqësisë.

“Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e mëdha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend!

Siç dhe i interesonte Ramës ky proçes e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSh.

Ky proçes zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetëm për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjmë nga 5 ditë në 7 datën e raundit

Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshëm të saj dhe duke mos bërē asnjë përpjekje për atë që PDSh e ka emergjence, çdo përpjekje dhe tentativa të pafundme për tu bashkuar! Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi!

E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territorriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjë pse opozita nuk po dërgon emrat?”, shkruan Salianji.

Raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.

Politike #Presidenti i ri #PD #Salianji