Kronike29 Mars 2022, 22:58

Profil/ Kush është Nuredin Dumani? Nga bashkëpunëtor në rival i Talo Çelës

Shkruar nga Pamfleti
Profil/ Kush është Nuredin Dumani? Nga bashkëpunëtor në

Policia ka vënë në pranga një emër të njohur të botës së krimit, të shumëkërkuarin Nuredin Dumani. Pasdite ai dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri me një emër tjetër shumë të njohur, Talo Çelën dhe kjo ka vënë në lëvizje policinë duke e arrestuar. Por kush është Nuredin Dumani?

Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës. Ai është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën.

Autorësia e tyre në këtë ngjarje është dëshmuar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ndërsa dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Allës, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti, kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.

Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020.  Por duket se bashkëpunimi me Çelën u thye dhe Dumani dyshohet se i ka vrarë të vëllanë.

Kronike #Dumani policia Talo Çela