Politike13 Tetor 2022, 10:23

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Tabaku: BE i tregoi vijat e kuqe qeverisë për integrimin

Shkruar nga Pamfleti
Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Tabaku: BE i tregoi vijat e

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, ka komentuar pikat e progres-raportit të Komisionit Evropian, të cilat kishin tone kritikuese për qeverinë, madje edhe me çështje konkrete, të cilat, sipas Varhelyi, do të rishikojnë qëndrimin ndaj Shqipërisë nëse ecin në këtë rrugë.

“Do kisha shpresuar që të kishim një pamje më pozitive, por fatkeqësisht ka çështje që unë si përfaqësuese e opozitës i kam ngritur. Çështje që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe ishte e qartë kërkesa për të mos miratuar amnistinë fiskale. Është edhe çështja e “pasaportave të arta”.

Nuk ka ndëshkueshmëri për zyrtarët e nivelit të lartë, siç duhet të kishte”, tha Tabaku për mediat shqiptare.

Më tej, deputetja demokrate theksoi se qeveria Rama duhet ta marrë shumë seriozisht procesin e Integrimit.

“Shpresoj shumë që qeveria shqiptare ta marrë seriozisht integrimin. Jemi në kuadrin e propagandës, por ka një mungesë të qartë vullnetin për të ecur para me reformat”, u shpreh ajo.

Raporti i plotë/ Nga korrupsioni e amnistia fiskale, te pasaportat e arta dhe “gropa” në administratë, KE “nxin” qeverinë shqiptare

Politike KE Shqipëria tabaku