alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Projekti evropian i luftës

Me qëllim që projekti europian të qëndrojë i njëjtë, gjithçka duhet të ndryshojë!

04/07/2022, 6:54
ne Bota
A A
Projekti evropian i luftës

Projekti evropian i luftës

Të lindur nga nevoja për të ruajtur paqen në një kontinent historikisht të shkatërruar nga lufta, Bashkimi Evropian dhe liderët e tij politikë tashmë po detyrohen t’i rimendojnë disa nga parimet e tyre më të rëndësishme. Me qëllim që projekti europian të qëndrojë i njëjtë, gjithçka duhet të ndryshojë.

Shkruan Mark Leonard, “Project Syndicate”


-Lexo edhe:

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

Për 7 dekada me radhë, integrimi evropian është nxitur nga kërkimi i paqes. Por që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, Evropa e ka gjetur veten të bashkuar në kundërpërgjigje të luftës. Projekti i paqes i ka lënë vendin një projekti lufte, dhe ky ndryshim thelbësor po i detyron qeveritë evropiane të rishqyrtojnë disa nga parimet e tyre më të vjetra.

Ato duhen të shqetësohen tani për të pasur një fuqi ushtarake, në nivelin që e kërkojnë sfidat e kohës. Këto kohë ka pasur shumë diskutime mbi ri-armatimin e Gjermanisë, vendimin e Danimarkës për të marrë pjesë në marrëveshjet e përbashkëta evropiane të mbrojtjes, dhe për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Tabutë janë thyer, dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dërguan armë të rënda në Ukrainë. “Struktura e paqes” e BE-së, premtoi 2 miliardë euro për ta armatosur atë vend të rrethuar nga rusët. Për më tepër, BE-ja e ka shndërruar ekonominë e saj në një armë për t’u përdorur kundër Rusisë, dhe tani po planifikon një ekonomi lufte, ku siguria do të ketë përparësi mbi efikasitetin.

Një ndryshim i dytë i madh, është se evropianët duhet ta ri-mendojnë çështjen e ndërvarësisë. Integrimi evropian, pasqyronte më parë besimin se lidhjet ekonomike midis vendeve, do të krijonin themelet për pajtimin politik.

Kjo ishte ideja e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (pararendës i BE-së), që i ktheu në miq armiqtë e dikurshëm, duke bashkuar industritë kombëtare që kishin prodhuar municionet për Luftën e Dytë Botërore. Shpresohej që edhe nëse lidhjet ekonomike midis vendeve nuk do ta bënin të pamundur luftën, të paktën do të parandalonin një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve.

Por pushtimi i Rusisë e bëri qesharake këtë ide, duke dëshmuar se ndërvarësia mund t’i japë mundësi njërës palë që ta shantazhojë palën tjetër. Kjo u kuptua akoma më shumë pas shqetësimeve mbi “diplomacinë e maskave” dhe “nacionalizmin e vaksinave” gjatë pandemisë së Covid-19, kur shumë vende e gjetën veten të varur plotësisht nga të tjerët për furnizime me pajisjet më të domosdoshme për atë krizë shëndetësore. Nga kjo del se shkëputja e Evropës nga energjia ruse, do të shoqërohet gjithashtu me përpjekje për ta bërë Evropën më pak të varur nga Kina.

Një çështje e tretë ka të bëjë me konceptin e sovranitetit. Gjatë dekadave të fundit, evropianët ishin të fokusuar kryesisht në zbutjen e këtij impulsi, në emër të bashkëpunimit mbi-kombëtar. Por përballë një fuqie agresive revizioniste, ata po e pranojnë tani se sovraniteti duhet të mbrohet përpara se të mund të bashkohet.

Nga ana e saj, Rusia e ka shtrembëruar retorikën post-sovraniste të përdorur nga evropianët gjatë luftërave ballkanike, për të justifikuar pushtimin e saj të Ukrainës, të cilën ajo e përshkruan me cinizëm si një mision për të mbrojtur rusisht-folësit nga gjenocidi.

Gjatë viteve 1990, evropianët e çuan përpara idenë “post-moderne”, se nëse do të ndodhnin abuzime të mëdha me të drejtat universale të njeriut (të njohura nga Kombet e Bashkuara) brenda një vendi sovran, komuniteti ndërkombëtar kishte për detyrë të ndërhynte për të mbrojtur viktimat e shkaktuara nga qeveria e tyre.

Varianti rus i ”përgjegjësisë për të mbrojtur” nuk është post-modern, por para-modern. Kremlini beson se mund të vendosë në mënyrë të njëanshme për të ndërhyrë në vende të tjera, me synim mbrojtjen e anëtarëve të një qytetërimi rus të përkufizuar në mënyrë abuzive nga Moska.

Arabia Saudite ka përdorur një doktrinë të ngjashme, për të justifikuar ndërhyrjen e saj ushtarake për të mbrojtur sunitët në Jemen, siç ka bërë Irani në lidhje me shiitët në Siri. Ndërkohë, shumë analistë shqetësohen se Kina do të përdorë arsyetime të ngjashme për të nisur pushtimin e Tajvanit.

Brezat e mëparshëm të udhëheqësve perëndimorë, e kishin gabim kur supozonin se vetëm vendet e tyre do të ishin mjaftueshëm të fortë për të shkelur sovranitetin e të tjerëve.

Një çështje e katërt është universalizmi i supozuar i projektit evropian. Në fillim të viteve 2000, unë shkrova një libër me titull “Pse Evropa do të udhëheqë botën në shekullin XXI”. Asokohe besoja se modeli i bashkëpunimit ndërkombëtar i BE-së, do të përhapej gradualisht në të gjitha anët e botës.

Por dështimi i procesit të zgjerimit të BE-së me Turqinë, dhe ngritja e një Rusie revanshiste, kanë treguar se modeli i BE-së nuk ka gjasa që të përfshijë të gjithë Evropën, pa folur pastaj për gjithë planetin. Në diskutimet me liderët nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme, më ka bërë shumë përshtypje fakti, se sa pak prej tyre ndajnë të njëjtin zemërim të fortë moral, që e karakterizon përgjigjen e Perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ata e shohin konfliktin si një konflikt rajonal evropian, dhe jo si një luftë botërore për të cilën duhet të shqetësohen. Eurocentrizmi jo vetëm që i ka shtyrë evropianët të keq-interpretojnë liderë si presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan; por ai po pengon që modeli evropian të jetë tërheq për pjesën tjetër të botës.

Për ta korrigjuar këtë kurs, udhëheqësit evropianë duhet ta pranojnë se përvoja e BE-së është një produkt i jashtëzakonshëm i një historie dhe gjeografie të veçantë, dhe ata duhet të tregojnë një kuriozitet të mjaftueshëm për ta kuptuar botën me sytë e të tjerëve. Paradoksalisht, decentralizimi i Evropës mund të jetë hapi i parë i domosdoshëm për të ushtruar pushtetin evropian në një botë shumë-polare.

Parimi i pestë që duhet ri-menduar është ideja e rendit politik. Ndërsa disa liderë evropianë i përmbahen një kuadri sigurie, që pasqyron parimet e kohës së pas Luftës së Ftohtë, e vërteta e vështirë është se rendi unik i Evropës – i bazuar mbi një sërë institucionesh dhe traktatesh – është shkatërruar tashmë.

Siguria evropiane do t’i ngjajë në të ardhmen shumë më tepër me atë të rajoneve të tjera, si për shembull Azisë. Bilanci i fuqisë së butë dhe asaj ushtarake, do të jetë po aq i rëndësishëm sa çdo traktat midis evropianëve dhe rusëve. Natyrisht, Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në rajon.

Por pjesa më e madhe e veprimit të saj do të burojë nga një rrjet marrëveshjesh dypalëshe dhe të kufizuara mbi sigurinë. Edhe nëse do të përfundojnë luftimet në Ukrainë, ato nuk do t’i lënë vendin paqes. Rreziku i sulmeve kibernetike, ndërprerjeve të energjisë, ndërhyrjet në zgjedhje dhe “burrat e vegjël me të gjelbra” të Rusisë, do të jenë tipare të përhershme të epokës së re të paqes në Evropë.

Lufta e Ukrainës do ta ndryshojë qasjen dhe vizionin e Evropës. Kjo s’do të thotë se evropianët duhet ta braktisin idealizmin dhe kreativitetin që nxiti projektin më të suksesshëm të paqes në historinë e njerëzimit. Por ata duhet ta pranojnë se modeli i tyre, nuk do të jetë kurrë universal, dhe se do ta gjejnë gjithnjë e më shumë veten duke reaguar ndaj vendimeve të marra nga të tjerët.

Për më tepër paqja në shtëpi, mund të varet nga gatishmëria e tyre për të përballuar luftërat diku tjetër. Nga tani e tutje, integrimi evropian do të udhëhiqet nga nevoja për të fituar në një botë të rrezikshme, dhe jo nga dëshira për të shmangur konfliktin.

*Shënim: Mark Leonard, drejtor i think-tankut “European Council on Foreign Relations”, dhe autori i librit “Epoka e paqes:Si shkakton konflikte ndërvarësia midis shteteve”.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

15/08/2022, 16:47
Bota

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

15/08/2022, 16:23
SHBA e konsideroi sulmin të neveritshëm, Irani fajëson shkrimtarin Rushdie; mohon çdo lidhje me ngjarjen
Bota

SHBA e konsideroi sulmin të neveritshëm, Irani fajëson shkrimtarin Rushdie; mohon çdo lidhje me ngjarjen

15/08/2022, 14:18
Bota

Analiza/ Si shekujt e vetë-izolimit shndërruan Japoninë ndër shoqëritë më të qëndrueshme në botë

15/08/2022, 13:33
Bota

Zyrtarë rusë prapa shpinës së Putinit kërkojnë marrëveshje për fundin e luftës

15/08/2022, 12:55
Vizioni i dyfishtë i Baba Vangës për vitin 2022 u realizua! Çfarë parashikon tjetër nga mistikja
Bota

Vizioni i dyfishtë i Baba Vangës për vitin 2022 u realizua! Njihuni me parashikimet e tjera të frikshme të mistikes

15/08/2022, 10:49
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Të fluturosh…me këngë në gojë!

Të fluturosh…me këngë në gojë!

Vodhën grurë nga Ukraina, autoritetet turke ndalojnë anijen ruse

Vodhën grurë nga Ukraina, autoritetet turke ndalojnë anijen ruse

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë, më lirë se para luftës; Bordi i Transparencës në “gjumë letargjik”

15/08/2022, 17:29

Meta kërcënon punonjësit e administratës: Mos firmosni asnjë shkresë për interesa të Ramës, do ju ndëshkojmë të gjithëve

15/08/2022, 17:23

Tirana, qyteti nga duhet ikur

15/08/2022, 17:21
Murinjo bën të njëjtën gjë si sezonin e kaluar, “Special One” iu blen 60 pica lojtarëve dhe stafit për suksesin ndaj Salernitanës

Murinjo bën të njëjtën gjë si sezonin e kaluar, “Special One” iu blen 60 pica lojtarëve dhe stafit për suksesin ndaj Salernitanës

15/08/2022, 17:20

Rama-Meta pazare me dosjet e Sigurimit/ Ja versioni fillestar i ligjit dhe si PS-LSI shtuan nenin që shpëton ish-presidentin

15/08/2022, 17:06
Starti më i keq i Junajtid në 101-vite, Ronaldo “simboli i të këqijave” që ka goditur ‘Djajtë’, shokët e skuadrës e largojnë dhe drekon i vetëm

Starti më i keq i Junajtid në 101-vite, Ronaldo “simboli i të këqijave” që ka goditur ‘Djajtë’, shokët e skuadrës e largojnë dhe drekon i vetëm

15/08/2022, 16:56
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In