Aktualitet 7 Shkurt 2023, 09:50

Projekti i “Unazës së Madhe”, IKMT nis shembjen e banesave te ish-Sheshi Shqiponja

Shkruar nga Pamfleti
Projekti i “Unazës së Madhe”, IKMT nis shembjen e banesave

Ditën e sotme ka nisur aksioni i IKMT-së në zonën e Doganës.

Sot është dita e dytë e aksionit, pasi shembja nisi ditën e djeshme. Për t’u shembur janë banesat dhe objekteve te ish-Sheshi Shqiponja, të cilat preken nga projekti i Unazës se Madhe.

Ato që do shemben, janë banesat me dokument pronësie dhe janë shpronësuar nga ARRSH dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve.

Pronarët e banesave, kanë pranuar që t’i lirojnë ato. Problematika mbetet të ato banesa që janë pa dokument pronësie.

 

Aktualitet #IKMT nis shembjen e banesave te ish-Sheshi Shqiponja