Kulture14 Nëntor 2022, 17:53

Projekti për Butrintin përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Projekti për Butrintin përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen që mundëson dhënien e parkut kombëtar te privati.

36 deputetë të opozitës kanë dorëzuar këtë fillim javë në Gjykatën Kushtetuese Padinë ndaj koncensionit të Parkut të Butrintit.

Duke qenë se çështja është me shumë rëndësi ne kemi ardhur me 36 firma deputetësh, nga të cilat 32 janë të PD, 3 të PL dhe një është deputeti Dashamir Shehu. Kemi ardhur të bashkuar në këtë kauzë sepse është një kauzë që lidhet me identitetin shqiptar, me trashëgiminë kulturore, që lidhet me vjedhjen e asaj që është pasuria e përbashkët publike“, tha Ina Zhupa.

Më tej ajo denoncoi praktikat që janë ndjekur për dhënien e këtij koncensioni. “Së pari, është shkelur neni tre i Kushtetutës, është shkelur Konventa e Parisit. Fondacioni nuk ekziston as ligjërisht në rregull me letrat që kërkon shteti. Nga ana tjetër kemi evidentuar shkeljen tjetër të Kushtetutës, heqjen e auditimit nga KLSH“, shtoi ajo.

Kulture butrnti kushtetuese