Politike14 Nëntor 2022, 17:19

Projekti për Portin e Durrësit, Balla i përvishet Berishës: 'Aleanca Rublave' vijon sulmet për hesap të borderosë së Kremlinit

Shkruar nga Pamfleti
Projekti për Portin e Durrësit, Balla i përvishet Berishës:

"Foltoren se njeh askush"/ Balla: Presidenti francez për herë të parë në Shqipëri, edhe Meloni e Scholz të konfirmuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka vijuar sulmet ndaj Sali Berishës sa i përket projektit për Portin e Durrësit, duke ritheksuar edhe njëherë se ai kundërshton marrëveshjen në fjalë për hesap të borderosë së Kremlinit.

Ndërsa në vendet e BE-së, opozitat kritikojnë qeverinë për humbjet e investimeve të tilla, në Shqipëri vihen në garë me njera-tjetrën kush sulmon më shumë qeverinë, thotë numri dy i PS-së. Sipas Ballës, veçse rikthimin e Durrësit në një prej atraksioneve turistike më të rëndësishme në Mesdhe, Porti i ri do të sjellë “përmirësim të infrastrukturës dhe faciliteteve urbane, forcimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve sociale, rivitalizimi të artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar”.

“Aleanca Rublave do të vazhdojë të sulmojë Portin Turistik të Durrësit, për hesap të borderosë ku ata firmosin çdo ditë, për shkak të urrejtjes dhe tradhëtisë ndaj Shqipërisë dhe interesave të saj. Nuk ka shqiptare e shqiptar që nuk e ka kuptuar që ky sulm i opozitave është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit.

Pak ditë më parë në parlamentin grek, vend anëtar i Bashkimit Europian, opozita kritikoi Qeverinë për humbjen e këtij investimi, me arsyetimin pse po shkon në Shqipëri dhe nuk e mori Qeveria greke për Portin e Selanikut. Ndërsa në Shqipëri opozitat janë vënë në garë me njëra-tjetrën se kush e sulmon më shumë Qeverinë pse pse e solli këtë investim në Durrës. O zot!

Projekti ka një vlerë investimi mbi 2 miliardë Euro me një impakt ekonomik direkt që përfshin të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga zhvillimi i kësaj zone, si të ardhurat nga shitja e apartamenteve, hoteleria, ankorimi i anijeve e jahteve, etj.

Impakti Direkt përfshin gjithashtu punësimin e rreth 12.000 personave, fillimisht në ndërtimin e kësaj zone, më pas gjatë menaxhimit të saj si punësimi në hotele, në restorante, në njësi biznesi dhe shërbimesh. Zhvillimi i zonës do të sjellë për Durrësin përmirësim të infrastrukturës dhe faciliteteve urbane, forcimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve sociale, rivitalizimi të artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar”– shkruan Balla.

Politike Balla Berisha porti i Durresit PS