alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Projektligji për amnistinë fiskale/ Deklarim vullnetar deri në 2 mln euro, tatimi deri 10%

23/06/2022, 21:00
ne Ekonomi
A A

Qeveria nxori sot për konsultim draftin ne amnistisë fiskale i cili lejon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, te cilat me pas tatohen nga 7-10 %.


-Lexo edhe:

Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Në bursë bie çmimi i karburanteve, në Shqipëri rritet; Bordi ndryshon sërish vlerat për naftën dhe benzinën

Do të amnistohen edhe pasuritë e paluajtshme.

Sipas projektligjit për personat në përbërje të certifikatës familjare, pasuria që lejohet të deklarohet sipas parashikimit të pikës 1, është tërësia e deklarimeve vullnetare të kryefamiljarit ose çdo personi madhor, bazuar në  të dhënat  e certifikatës familjare  sipas përbërjes që rezulton e dokumentuar deri me datë 1.1.2022.

Subjekte të këtij ligji janë individët shtetas të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë rezidentë tatimorë ose jo në Republikën e Shqipërisë, personat fizikë dhe juridikë, tatimpagues rezidentë në Republikën e Shqipërisë, si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Subjekte përfituese të këtij ligji janë subjektet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, që kanë kryer procesin e deklarimit vullnetar dhe janë pajisur me vërtetimin e përfundimit të procesit të deklarimit të pasurive, sipas parashikimeve të këtij ligji.

Ja procedura e deklarimit vullnetar të pasurive dhe i pasqyrave financiare

Subjektet e këtij ligji mund të deklarojnë vullnetarisht pasuritë dhe elemente të pasqyrave financiare që nuk i kanë deklaruar më parë apo i kanë deklaruar në një vlerë më të vogël se ajo çfarë duhet të deklaronin pavarësisht nëse pasuritë, në tërësinë apo pjesë të tyre, janë të paregjistruara në autoritetet kompetente, apo ndodhen ose jo në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Deklarimi vullnetar i pasurive apo i pasqyrave financiare kryhet pranë Njësisë Speciale, nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarimi sipas formularit të deklarimit vullnetar.  Njësia, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga depozitimi i formularit të deklarimit vullnetar, kryen verifikimet paraprake nëse aplikuesi është subjekt përfitues i këtij dhe pajis subjektin ose përfaqësuesin e tij me një dublikat (kopje) të formularit të vetëdeklarimit të certifikuar/nënshkruar nga Njësia.

Formati i formularit të deklarimit vullnetar dhe mënyra e procedimit për deklarimin vullnetar të pasurive dhe të pasqyrave financiare përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Procesi i deklarimit vullnetar fillon me depozitimin e formularit të deklarimit vullnetar të përmendur në pikën 2, të këtij neni dhe përfundon me pajisjen e subjektit me vërtetimin përkatës, të lëshuar sipas parashikimeve të këtij ligji.

Shumat në të holla depozitohen në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë, ndërsa për pasuritë e tjera, të detyrueshme për t’u regjistruar, ndiqen procedurat e regjistrimit sipas parashikimeve të legjislacionit përkatës të fushës.

Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të kësaj procedure nga ana e subjekteve përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të subjekteve përfituese.

Deklarimi vullnetar i shumave në të holla

 Për deklarimin e shumave në të holla subjekti ose përfaqësuesi i tij, pasi pajiset me formularin e deklarimit vullnetar të lëshuar nga Njësia, sipas parashikimeve të nenit 9, të këtij ligji, dorëzon një kopje të këtij formulari për depozitimin e shumës në të holla të deklaruar në formular në një numër llogarie të hapur për këtë qëllim.

Banka apo institucioni financiar, pasi verifikon formularin për shumën në të holla që kërkohet të deklarohet, pajis subjektin ose përfaqësuesin e tij me vërtetim të depozitimit të shumës dhe të mbajtjes së tatimit.

Banka apo institucionet e tjera financiare, që veprojnë në kuadër të këtij ligji, njoftojnë menjëherë Njësinë mbi depozitimin e shumës në të holla dhe përputhshmërinë e kësaj shume me vlerën e deklaruar në formular.

Ndërveprimi i bankave të nivelit të dytë apo i institucioneve të tjera financiare, shkëmbimi i të dhënave dhe bashkëpunimi me Njësinë si dhe mënyra e procedimit për këtë fazë të procesit të deklarimit vullnetar, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Kufizimet  e deklarimit vullnetar të shumave në të holla

Shumat në të holla të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë 5 vjeçarë nga momenti i depozitimit të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar sipas parashikimit të shkronjës a, të pikës 1, të nenit 16, të këtij ligji.

Bankat apo institucionet financiare në të cilat janë depozituar shuma në të holla, sipas këtij ligji, informojnë subjektet që deklarojnë për kushtin e parashikuar në  pikën e parë , për rastet kur ata, pas depozitimit të shumave në llogaritë përkatëse, mund të dëshirojnë të kryejnë transferta bankare jashtë shtetit, për shumat e deklaruara sipas këtij ligji, brenda  5 viteve nga data e depozitimit të tyre.

Subjekti deklarues nuk mund ti tërheqë shuma në të holla të depozituara deri në përfundim të afatit të zbatim të këtij ligji.

Në rastet kur subjektet që kanë deklaruar shuma në të holla, dëshirojnë të transferojnë këto shuma ose ekuivalentin e tyre jashtë shtetit, përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimit të tyre, u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.

Penalitetet e parashikuara në pikën 4 të këtij neni kalojnë në llogari të thesarit në Ministrinë përgjegjëse për  Financat, nga bankat, dhe janë në shtesë të shumës fillestare të paguar në çastin e depozitimit të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë inspektimeve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, deri në 5 vjet pas përfundimit të kohës së zbatimit të tij, mban në konsideratë zbatimin e dispozitave të këtij ligji në lidhje me kufizimet e lëvizjeve të shumave në të holla jashtë shtetit.

Deklarimi vullnetar i pasurive të paluajtshme apo pasurive të luajtshme

Subjektet e këtij ligji mund të deklarojnë dhe legalizojnë vullnetarisht burimin e të ardhurave të përdorur për krijimin e pasurisë së luajtshme apo të  paluajtshme që duhen apo janë regjistruar në regjistra publik, burime këto të pa deklaruara më parë.

Pasuritë sipas përcaktimit të pikës 1, që mund të deklarohen pranë Njësisë, nëpërmjet paraqitjes së formularit të deklarimit vullnetar janë:

  1. a) pasuri me burime të padeklaruara, të regjistruara në regjistrat publike;

pasuri me burime të padeklaruara por që janë në proces regjistrimi;

pasuri me burime të padeklaruara për të cilat janë lidhur kontrata shitjeje që nuk janë paraqitur për regjistrim sipas legjislacionit përkatës të fushës.

Deklarimi vullnetar i pasqyrave financiare

Subjektet e këtij ligji mund të rideklarojnë elemente të veçanta të aktiveve, të detyrimeve apo të kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërisë, sipas përcaktimeve në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, me synimin për të siguruar një paraqitje reale, të vërtetë dhe e drejtë të çdo elementi të aktiveve dhe të detyrimeve të këtyre pasqyrave.

Për të gjitha diferencat që rezultojnë si efekt i rideklarimit të elementëve të veçantë të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërive, të cilat detyrohen të kryejnë auditimin ligjor në bazë të kuadrit rregullator të fushës së auditimit ligjor, audituesit ligjorë, të cilët kanë audituar pasqyrat financiare vjetore të këtyre shoqërive përpara procesit të rideklarimit, janë të përjashtuar nga përgjegjësia lidhur me krijimin e këtyre diferencave, si rezultat i kërkesave të këtij ligji.l

Për çdo diferencë që lind nga gjendja reale me gjendjen aktuale kontabël, diferencë e cila jep efekt neto në rritje në të ardhura apo kapital, subjektit i lind detyrimi për pagesë të tatimit, sipas vlerës dhe modaliteteve kohore të parashikuara në nenin 16, të këtij ligji.

Çdo diferencë e kontabilizuar bazuar në kuadrin rregullator të kontabilitetit të sektorit privat për këtë qëllim do të klasifikohet si e ardhur e patatueshme apo shpenzim i pazbritshëm për qëllime të deklaratës së tatim fitimit apo tatimit të thjeshtuar të fitimit.

Shumat e detyrimeve ndaj ortakëve të shoqërisë, të rivlerësuara sipas dispozitave të këtij neni, mund të përdoren lirisht prej tyre për qëllime të biznesit apo personale.

Asnje rideklarim pozicionesh nuk mund te jape në periudhat e kaluara, periudhën korrente apo periudhat e ardhshme, efekte në rritjen e shpenzimeve apo elementeve te tjerë që reduktojnë fitimin tatimor apo TVSH-në e pagueshme. /Monitor

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon
Ekonomi

Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

12/08/2022, 7:38
Ekonomi

Në bursë bie çmimi i karburanteve, në Shqipëri rritet; Bordi ndryshon sërish vlerat për naftën dhe benzinën

11/08/2022, 15:09
Absurdi i Qeverisë/ Kush e ka pensionin mbi 13.200 lekë nuk e merr 3000 lekëshin e rezistencës sociale
Ekonomi

Absurdi i Qeverisë/ Kush e ka pensionin mbi 13.200 lekë nuk e merr 3000 lekëshin e rezistencës sociale

11/08/2022, 11:35
Ekonomi

Rruga Qukës-Qafë Plloçë vijon të gërryejë shtetin, qeveria merr 49 mln dollarë borxh nga Fondi Saudit

10/08/2022, 16:51
Nis rritja e pazakontë me ritme shumë të larta e çmimit të peshkut
Aktualitet

Nis rritja e pazakontë me ritme të larta e çmimit të peshkut

10/08/2022, 11:32
Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, tkurret turizmi i brendshëm
Ekonomi

Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, tkurret turizmi i brendshëm

10/08/2022, 7:33
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Pushtimi Rus në Ukrainë zgjon NATO-n, aleanca vendos të 6-fishojë trupat ushtarake

Shoqëria shqiptare është në rrezik nga mercenarët e radikalizmit fetar!

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Iu hoqën privilegjet si ish-kancelar, Gerhard Schroeder padit Bundestagun

Iu hoqën privilegjet si ish-kancelar, Gerhard Schroeder padit Bundestagun

12/08/2022, 10:49
Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

12/08/2022, 10:42

Menaxheri i ‘Express Travel’ në Pejë mashtroi mërgimtarët, ua mori paratë e biletat s’ua dha

12/08/2022, 10:36
Perëndimi zotohet të ndajë 1.5 miliard euro ndihmë shtesë për Ukrainën

Perëndimi zotohet të ndajë 1.5 miliard euro ndihmë shtesë për Ukrainën

12/08/2022, 10:31
“Albarent” e Blendi Gonxhes, 10 vite pa bilanc në tatime: nga 66 punonjës deklaron 13

“Albarent” e Blendi Gonxhes, 10 vite pa bilanc në tatime: nga 66 punonjës deklaron 13

12/08/2022, 10:28

Sveçla u jep statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase në Kosovë

12/08/2022, 10:21
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In