Aktualitet17 Janar 2019, 09:23

Prokurorët tremben nga SPAK, të gjithë në dilemë për të kandiduar, ambasadori i BE nis takimet me anëtarët e KLP

Shkruar nga Pamfleti
Prokurorët tremben nga SPAK, të gjithë në dilemë

Prokurorët tremben bfa SPAK, të gjithë në dilemë për të kandiduar, ambasadori i BE nis takimet me anëtarët e KLP

Drejtësia shqiptare është stepur përballë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në datën 7 janar të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për prokurorë të posaçëm, duke u lënë afat një muaj kohë për të aplikuar në faqen zyrtarë të këshillit në internet “klp.al” ose përmes postës. Por deri më tani janë dhënë sinjale se nuk do të jetë aspak një proces i lehtë. Prej kohësh ishte parashikuar se gjetja e prokurorëve të pandikuar nga politika do ishte një problem i madh.

Gazeta Sot ka mësuar nga KLP se deri më tani asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes për të garuar dhe për t’u bërë pjesë e SPAK. Mësohet se shumica e prokurorëve janë në dilemë për të garuar për disa arsye. E para ka të bëjë nga frika nga përgjimet. Sipas përcaktimeve në ligj, nëse një prokuror do të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, ai do jetë gjatë gjithë kohës në përgjim dhe duhet të japë pëlqimin për kontroll periodik të llogarive bankare të tij dhe të gjitha komunikimeve telefonike. Ndërsa e dyta ka të bëjë nga frika se në monitorim do të jenë edhe familjarët e tyre. Kështu që, edhe në këtë rast nëse një prokuror bëhet pjesë e SPAK, në monitorim do të jenë edhe familjarët e tij, të cilët duhet të japin pëlqim për mbajtjen në kontroll të llogarive bankare dhe të çdo lloj komunikimi që ata kryejnë.

Pra, me këtë hezitim që kemi deri tani ku asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes për të garuar për SPAK, duket se po përsëritet i njëjti skenar siç ndodhi me KLP, ku sinjalet janë se po tentohet të zvarritet edhe ngritja Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të shkojë ky proces. Megjithatë, nga ana tjetër gazeta mësoi se pavarësisht se në garën që hapi Këshilli i Lartë i Prokurorisë është përcaktuar se ngritja e SPAK kërkon 15 prokurorë, ky organ mund të ngrihet edhe me më pak prokurorë, madje edhe me 10 prokurorë.

Ndërkombëtarët nisin takimet

Ndërkombëtarët vijojnë të shprehin gatishmërinë dhe mbështetjen për reformën në drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. Gazeta ka mësuar se gjatë ditëve të fundit ata kanë zhvilluar takime brenda sistemit të drejtësisë, me qëllim nxitjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë, sidomos Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Kujtojmë që SPAK ka për qëllim hetimin e korrupsionit në nivel pushtetarësh dhe politik. Ndërkohë që interesimin e ndërkombëtarëve për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, dje e tregoi edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasadori Soreca bëri me dije se dje ka zhvilluar një takimi me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, me të cilin ka diskutuar për hapat e mëtejshëm për krijimin e prokurorisë antikorrupsion dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. “Takimi i parë me Gent Ibrahimin, kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) të sapoformuar. Diskutuam hapat e ardhshëm të punës prioritare të KLP-së, duke përfshirë krijimin e SPAK-ut dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”, deklaroi ditën e djeshme, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ndër të tjera në statusin e tij.

Aktualitet