alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Prokurori “llum” Emror Kasaj që i mori milionat dhe e la të lirë, është “vrasësi” i Erigers Mihasit e shokut të tij

20/11/2021, 19:12
ne Kryesore
A A
Prokurori “llum” Emror Kasaj që i mori milionat dhe e la të lirë, është “vrasësi” i Erigers Mihasit e shokut të tij

Prokurori “llum” Emror Kasaj që i mori milionat dhe e la të lirë, është “vrasësi” i Erigers Mihasit e shokut të tij

Prokuroria e Përgjithshme, KLP, ILD e SPAK, kanë aq shumë raste abuzimesh të rënda, sa prokurorin Emror Haxhi Kasaj duhet ta shporrin urgjent nga drejtësia e ta çojnë në pranga, mbasi pas çdo dosjeje që ka zvarritur, bllokuar, pushuar e pastruar nga provat, ai ka shtuar milionat dhe viktimat që i ka lënë të lirë me hetime të falsifikuara, siç ndodhi në rastin e atentatit me 2 të vrarë më 13 nëntor te zona “Astir”, të cilët paguan vdekjen te ky prokuror pazarxhi

Vrasja e Erigers Mihasit dhe mikut të tij Armando Dumani në atentatin e mbrëmjes së 13 nëntorit te zona “Astir”, ka zbuluar sërish “gropën e zezë”, të mbushur me zullumet që bëjnë zyrtarët e drejtësisë së vjetër ende në detyrë, konkretisht në Prokurorinë-Gjirokastër që prej vitesh është e kalbur nga korrupsioni.


-Lexo edhe:

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

Prova fundit e këtij kalbëzimi doli para një jave, me vrasjen e Erigers Mihasit në Tiranë, personit i cili duhet të ishte në hetim me izolim dhe të paraqitej çdo muaj në këtë prokurori, por ishte krejt i lirë dhe udhëtonte me “Audi A8”, 54 mijë Euro.

Referuar dosjes së tij penale, del qartë se vrasësi i Mihasit dhe mikut të tij, nuk është dora e krimit të organizuar, por është “dora” e prokurorit Emror Kasaj, këtij xhambazi që shquhet për pazare të pista me eksponent të krimit, duke i favorizuar me liri e kërkesa dënimesh simbolike.

Me logjikë penale, shkaku i vrasjes së tij, është pikërisht Prokurori Emror Kasaj, të cilin në Gjirokastër e njohin me nofkën “Don Çiço”, jo për lidhjet me trafikun e drogës, por si “koka” e kartelit të krimit të organizuar brenda sistemit të drejtësisë.

Ky prokuror është simbol i krimit në drejtësi, duke zhvatur ata persona që skendon si të pandehur, të cilët fillimisht i vendos nën akuzë me tërsëllimë e kërcënim se do t’i “kalb” në burg.

Por më pas, personat në hetim futen në pazare me sekser ose direkt me prokurorin Emror Kasaj, dhe kundrejt “çantës” me miliona apo kleringut si 3 shtëpitë në Tiranë dhe makina “Super Benz” e blinduar me xhama të zinj që ka; ai i lehtëson me dënime minimale, u zvarrit hetimet deri sa të kalojnë afatet ligjore, ose i lë të lirë duke pastruar provat e krimit.

Kështu veproi dhe me Erigers Mihasin, të cilin e la të lirë duke zhdukur provat e krimit kundrejt ryshfetit; ndërkohë që e kishte arrestuar vetë në janar 2019, për një akuzë të rëndë me prova shkencore, mirëpo pas pazarit që bëri, i hapi derën e burgut dhe rrugën e vrasjes.

Në këtë kënd ligjor shpërdorimi detyre, duhet ta trajtojnë Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë edhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, skandalin e prokurorit “Don Çiço” Emror Kasaj; sepse Erigers Mihasi, duhej të lihej në burg, pasi ndaj tij vetë prokurori ryshfetxhi, kishte ngritur 3 akuza të rënda, ku më kryesore ishte gjurmët e gishtave, por dhe prova të forta.

Por çuditërisht, 6 muaj nga arrestimit të Mihasit dhe dorëzimit të dosjes në gjykatë, prokurori mafioz Emror Kasaj, dorëzoi një vendim dhe kërkesë tjetër në gjykatë, me të cilën kërkoi pushimin e çështjes dhe lirimin e tij për mungesë provash.

Dosja e zhdukjes së provave është bërë publike, është dhe në arkivën e Prokurorisë-Gjirokastër, por çuditërisht Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, nuk po nisin hetimet ndaj prokurorit Emror Kasaj që krijoi kushte për krimin e rëndë.

Por fakti që heshtin këto 3 institucione eprore të drejtësisë, nuk e justifikon heshtjen e shefave të SPAK, të cilët duhet ta prangosin këtë prokuror “llum” dhe të etiketuar “Don Çiço”, për lidhjet e tij me eksponentë të krimit e paprekshmëri të tyre./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

30/06/2022, 10:52
 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!
Editorial

 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

30/06/2022, 10:29
Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite
Aktualitet

Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite

29/06/2022, 20:48
Bota

Çfarë thuhet për Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik të miratuar nga NATO?

29/06/2022, 20:07
Kryesore

Berisha i beson protestën Agron Kuliçit dhe dhëndrit, deputetët i fut në listë pa i pyetur; angazhon edhe këshilltarët e Ilir Metës

29/06/2022, 18:21
Aktualitet

Harta e re thellon kolapsin në drejtësi, avokatët vendosin bojkot pa afat të seancave gjyqësore

29/06/2022, 15:40
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Mesi shënon golin e parë me fanelën e PSG-së, Navas “çmendet” dhe “skuqet” (Video)

Mesi shënon golin e parë me fanelën e PSG-së, Navas “çmendet” dhe “skuqet” (Video)

“SHBA-të kanë listën me 96 emra që do të shpallen non grata!” Kujtim Gjuzi “shkund” politikën shqiptare me informacionet sekrete

“SHBA-të kanë listën me 96 emra që do të shpallen non grata!” Kujtim Gjuzi “shkund” politikën shqiptare me informacionet sekrete

Lajmi i Dites

7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës

7 korriku në rrugë dhe “skeletet” në dollapin e së djathtës

30/06/2022, 10:31

Lajmet e fundit

I vendosën emrin në listën e organizatorëve për protestën e 7 korrikut, Flutura Açka: Nuk do të marr pjesë

30/06/2022, 10:54
Pasi “e drodhi” nga një anë në tjetrën, Duma i kërkon llogari Berishës për protestën e 7 korrikut: Të na pyesin për mendime

Pasi “e drodhi” nga një anë në tjetrën, Duma i kërkon llogari Berishës për protestën e 7 korrikut: Të na pyesin për mendime

30/06/2022, 10:54
Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

30/06/2022, 10:52
Deputeti demokrat Dashnor  Sula

Dashnor Sula: Jam i dashuruar me protestat, më 7 korrik do rrëzojmë Ramën

30/06/2022, 10:50
 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

30/06/2022, 10:29

Protesta e 7 korrikut, Alibeaj del kundër: Nuk ka shpresë nga një “non grata”

30/06/2022, 10:27

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In