
Bastiset gjatë orëve të para të mëngjesit, për herë të dytë në pak kohë, zyrat e prokurorisë së qytetit të Durrësit. Pas vjedhjes së postës sekrete të prokurorisë, rreth 10 ditë më parë, këtë të enjte persona të paidentifikuar kanë grabitur dokumente në zyrën e prokurorit Afrim Shehu. Ky i fundit heton të gjithë zyrtarët që kanë probleme dhe gjithë sa lidhet me abuzimet dhe korrupsionin e pushtetarëve. Grupi hetimor ka bërë të ditur se autoret kanë hyrë nëpërmjet deres kryesore dhe me pas dyert e brendshme jane hapur nëpërmjet kartës. Krahas dosjeve dhe dokumentacioneve dyshohet të jetë vjedhur serveri qendrorë
Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve. Është urdheruar që askush të mos hyjë brenda, për të evituar prishjen e mundëshme të provave në vendin e ngjarjes.
Në orët në vijim pritet të bëhet inventari për të dalë në parë se cilat janë dokumentet e grabitura. Paraprakisht po kqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishterinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.Personi i parë që ka knstatuar, vjedhjen ka qënë një nga punonjëset e pastrimit, që ka vënë re dëmtimin e dyerve brenda insitucionit.