Bota25 Gusht 2018, 15:33

Pronari i hotelit dhunon me shufër hekuri studenten në sy të të dashurit të saj, refuzoi të paguante më shumë se ç̵

Shkruar nga Pamfleti
Pronari i hotelit dhunon me shufër hekuri studenten në sy të

Pronari i hotelit dhunon me shufër hekuri studenten në sy të të dashurit të saj, refuzoi të paguante më shumë se ç'duhej

Një studente është dhunuar barbarisht me shufër hekur, pasi ka refuzuar të paguante më shumë para për hotelit, ku ishte kaluar pushimet. Bëhet fjalë për 26-vjeçaren Laura Denmar, e cila është sulmuar brutalisht, pasi të dashurin e saj e kishin vënë me shpatulla pas murit dhe e mbanin që të mos lëvizte.

‘Daily Mail’ shkruan se studenta britanike e Dramaturgjisë kishte udhëtuar muajin e kaluar në Kroaci së bashku me të dashurin e saj Jeremy 39 vjeç, ku kishin rezervuar një hotel me një çmim prej 60 paund nata përmes një faqeje në internet.

E reja tha se pronari i hostelit ku ata qëndruan iu paraqiti një tjetër çmim nga ai që kishin rënë dakord në fillim.

“Ju thashë se ishte e paarsyeshme dhe nuk pranova të jepja më shumë para, kështu që na u tha që do të thërrisnin policinë nëse nuk largoheshim menjëherë. Ne vendosëm të largoheshim, por pastruesja mbylli derën duke na lënë brenda derisa një burrë mbërriti.

Ai mbërtheu të dashurin tim pas murit, ndërkohë që filluan të më godisnin mua me një shufër hekuri. Ishte e tmerrshme. Ne jemi mirë tani që jemi kthyer në Britaninë e Madhe por ishte një përvojë e tmerrshme. Jemi me fat që dolëm gjallë nga aty dhe dëshirojmë të paralajmërojmë të tjerët të kenë kujdes para se të rezervojnë qëndrimin e tyre nëpërmjet internetit”, tha ajo.

Bota Dhune Pushimet studentja britanike