Bota 2 Tetor 2019, 15:56

Pronari i ‘’Washington Post’’ shihet duke hyrë në ndërtesën ku u vra Khashoggi, gazetari turk filmon pamjet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pronari i ‘’Washington Post’’ shihet duke hyrë

Pronari i ‘’Washington Post’’ shihet duke hyrë në ndërtesën ku u vra Khashoggi, gazetari turk filmon pamjet (Video)

Jeff Bezos, pronari i Washington Post, ndoqi një ngjarje në konsulatën Saudite në Stamboll të mërkurën, e cila është mbajtur për gazetarin e vrarë, Jamal Khashoggi.

Siç shkruan Business Insider, Khashoggi, një kritik i princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman, u vra më 2 tetor 2018, nga agjentët sauditë, pasi hyri në konsulatë për të mbledhur dokumente martese.

Dhe Bezos, i filmuar nga analisti politik dhe gazetari Yusuf Erim, u pa duke dalë nga një makinë e zezë dhe duke hyrë aty, e cila është shitur dhe nuk është më një konsull saudit.

Khashoggi shkroi artikuj që kritikonin princin e kurorës Saudite, të cilat u botuan nga Washington Post, të cilën Bezos e bleu në vitin 2014 për 250 milionë dollarë.

Bezos, i cili gjithashtu është pronar i Amazon, asnjëherë nuk e ka komentuar publikisht vrasjen.

Ministria e Jashtme Saudite “fshehtas dhe shpejt” shiti konsulatën me një çmim “të shkurtuar” në shtator, njoftoi transmetuesi turk HaberTurk.

Ngjarja Përkujtimore për Jamal Khashoggi filloi në 1:14 të pasdites së ditës së mërkurë, koha e saktë kur Khashoggi ishte futur brenda, para se të vritej./ZËRI

 

pic.twitter.com/MQApsILgI3

— Yusuf Erim (@YusufErim79) October 2, 2019

Bota Jamal Khashoggi Jeff Bezos pronari i Washington Post