Aktualitet14 Korrik 2022, 13:35

Propozimi francez/ Von der Leyen apel Shkupit: Nëse e miratoni sot, negociatat mbahen javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti
Propozimi francez/ Von der Leyen apel Shkupit: Nëse e miratoni sot,

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se nëse Shkupi miraton sot propozimin francez, javën e ardhshme BE jep dritën jeshile për negociatat.

“Tani të gjithë duhet ta drejtojmë shikimin përpara, të fillojmë negociatat inkuadruese dhe të punojmë së bashku për rrugën që na çon drejt BE-së. Këtë mund ta bëjmë edhe javën e ardhshme nëse e marim hapin e parë me propozimin francez”, theksoi Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian në fjalim para deputetëve maqedonas tha se “propozimi francez” është i njëjtë dhe rrezikon aspak as identitetin dhe as gjuhën maqedonase.

Von der Leyen u shpreh se tani është momenti që RMV-ja të vazhdojë përpara drejt të ardhmes, duke përmendur marrëveshjen e Prespës që ishte vendimtare për anëtarësimin në NATO, edhe propozimi francez do të jetë vendimtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Jam këtu para jush sepse besoj se ky është momenti të vazhdoni përpara drejt të ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, me Maqedoninë e Veriut si vend anëtare. Treguat vendosmëri. Marrëveshja e Prespës ishte shembull i guximit. Ajo j’ua hapi rrugën për anëtarësim në NATO, dhe tani pas dy viteve RMV tregoi se është partner i besueshëm. Unë e di se e njëjta do të ndodhë kur ju do të bëheni anëtare e BE-së. Këtë e di sepse tanimë keni treguar kapacitet vital të ndryshoni shoqërinë tuaj drejt më të mirës. Përpjekjet për luftimin e korrupsionit janë shembull i mirë. Keni media të lira. Jeni një model i shembull i shoqërisë multi-etnike. Keni zgjedhur rrugën e paqes në vend të konfliktit”, thotë Leyen.

Më tej Von der Leyen tha se se të gjithë janë të frustruar për mos nisjen e negociatave por ajo shtoi se të gjithë bashkë do të luftojnë për ta realizuar këtë ëndërr.

“Shumë prej jush do të jenë të frustruar për shkak se shteti juaj ende nuk ka filluar negociatat. T’iu tregoj drejt, edhe unë jam. Por asnjëherë nuk u dorëzuat, as ne asnjëherë nuk u dorëzuam. Së bashku e ndjekim ëndrrën tonë për një të ardhme të përbashkët, dhe këtë ëndërr do ta shndërrojmë në realitet. Tani të gjithë duhet ta drejtojmë shikimin përpara, të fillojmë negociatat inkuadruese dhe të punojmë së bashku për rrugën që na çon drejt BE-së. Këtë mund ta bëjmë edhe javën e ardhshme nëse e marrim hapin e parë me propozimin francez. Ju të gjithë jeni të njoftuar me këtë propozim. Ai i mbron interesat tuaja shtetërore. Jeni të bindur se Komisioni ka qenë gjithmonë afër këtij shteti dhe do të vazhdojë të jetë edhe periudhën në vijim.

Vendimi është i juaji dhe vetëm i juaji. Në fund të fundit, bëhet fjalë për rrugën që ju e zgjodhët, ashtu siç e zgjodhët edhe më parë me marrëveshjen e Ohrit, me atë të Prespës dhe ndërtimin e demokracisë. Nëse vendosni të miratoni propozimin francez, ditëve në vijim do të organizohet konferenca e parë ndërqveritare. Ne menjëherë do të fillojmë me skrining të së drejtës ndërkombëtare. Do të jetë nder të presim ekipin tuaj dhe do të jetë nder të punojmë së bashku me ju”, thotë ajo.

Sa i përket brengosjes së maqedonasve lidhur me identietin dhe gjuhën maqedonase, ajo siguron se gjuha maqedonase në BE do të njihet si gjuhë maqedonase. Asgjë nuk do të rrezikohet, pohoi ajo.

“Të nderuar maqedonas, me kujdes dëgjova brengosjen tuaj lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuhë e juaj. Do ta përsëris, nuk ka dyshime se gjuha maqedonase është gjuhë e juaj. Ne tërësisht e mbështesim këtë, e për këtë në propozim qëndron gjuha maqedonase pa asnjë kualifikim tjetër nga Bashkimi evropian. Propozimi e respekton identitetn tuaj dhe është i rëndësishëm për të gjithë ne. Mund të konsideroni tek unë si kryetare e KE-së dhe do të siguroj se procesi për inkuadrim të respektojë prinicipet evropiane dhe standardet. Keni një shoqëri të suksesshme multietnike dhe kjo e pasqyron moton evropiane”, përfundoi Leyen.

Kryesore Shkupi Ursula von der Leyen