alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Propozimi i Macron për unionin e ri politik, ambasadori i BE-së në Shkup: Nuk zëvendëson anëtarësimin në familjen europiane

19/05/2022, 16:01
ne Bota, Rajoni
A A
Propozimi i Macron për unionin e ri politik, ambasadori i BE-së në Shkup: Nuk zëvendëson anëtarësimin në familjen europiane

Propozimi i Macron për unionin e ri politik, ambasadori i BE-së në Shkup: Nuk zëvendëson anëtarësimin në familjen europiane

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Gere tha të enjten se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian pasi interesi strategjik i unionit është që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE.


-Lexo edhe:

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

 E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1 bëhet baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

“Ne jemi absolutisht të vendosur të ecim përpara. E dimë se është në interes strategjik të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që këto vende të anëtarësohen në Union dhe presim që procesi të vazhdojë dhe ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ambasadori Gere.

I pyetur nëse propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron për unionin e ri politik paraqet zëvendësim në rast të dështimit të mundshëm të procesit të zgjerimit, Gere tha se qëndrimi i presidentit Macron dhe presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel është i qartë, se proceset e anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor mbeten çështje kryesore.

“Nuk ka ndryshime në procesin e zgjerimit dhe e vetmja rrugë është zgjerimi në Ballkanin Perëndimor. Është një prioritet absolut dhe një rrugë e bazuar në reforma. Kështu që unë nuk e shoh këtë si një ndikim në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka deklaruar ambasadori i BE-së në Shkup, David Gere.

Ai tha se BE-ja dëshiron fillimin sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se inkurajojnë të gjitha përpjekjet për arritjen e këtij qëllimi.

Nisja e bisedimeve kundërshtohet nga Sofja e cila në nëntor të vitit 2020 vendosi veto për shkak të kontestit lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas si dhe të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me këtë kontestit, më 18 maj, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, vendi i të cilit me 30 qershor përfundon kryesimin me BE-në. Përveç me Kovaçevskin, presidenti francez Macron ka biseduar edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev dhe kryeministrin, Kiril Petkov.

“Presidenti i Republikës Franceze kujtoi përkushtimin e tij ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e destabilizimit që po kalon kontinenti evropian”, thuhet në një deklaratë të pallatit Elize.

Ndërkohë, kryeministri Kovaçevski ka thënë se gjatë bisedës me presidentin e Francës kanë rënë dakord se nuk ka kohë për të humbur dhe se vonesat e mëtejshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE mund të ketë pasoja të rënda rajonale dhe rrisin ndikimin e palëve të treta në rajon./REL

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Bota

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22
Bota

 E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1 bëhet baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

28/06/2022, 0:56
Bota

Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

27/06/2022, 23:00
David SASSOLI - EP President meets with Josep BORRELL - Spain’s Minister for Foreign Affairs and appointed as High Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy
Bota

Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet

28/06/2022, 1:01
Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë: Jemi kundër dialogut pa parime!
Prishtine

Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë: Jemi kundër dialogut pa parime!

27/06/2022, 22:14
Kanada ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, nën shënjestër 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse
Bota

Kanada ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, nën shënjestër 46 subjekte të lidhura me sektorët e mbrojtjes ruse

27/06/2022, 19:57
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Scholz: Pranimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të ishte i padrejtë për Ballkanin Perëndimor

Scholz: Pranimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të ishte i padrejtë për Ballkanin Perëndimor

Eliminimi i anëtarit të klanit mafioz në Mal të Zi, Abazoviç: E parandaluam disa herë, por ishte e sigurt që do të ndodhte!

Gjukanoviç refuzoi Ballkanin e Hapur, Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

28/06/2022, 0:00
Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

28/06/2022, 0:50

Raporti i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

28/06/2022, 0:52

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In