Politike11 Shkurt 2023, 12:56

Protesta/ Alimehmeti: Keqqeverisja po largon të rinjtë nga vendi, Rama ik

Shkruar nga Pamfleti
Protesta/ Alimehmeti: Keqqeverisja po largon të rinjtë nga vendi, Rama

Pjesë e tubimit të opozitës ka qenë edhe mjeku Ilir Alimehmeti. Në fjalën e tij para qytetarëve, ai u shpreh se keqqeverisja po i largon të rinjtë nga vendi. Sipas tij, Rama duhet të largohet.

Miq, qytetarë, shqiptarë, jemi shumë! Shihni rreth e rrotull. Por janë shumë e më shumë ata që na ndjekin nga larg. Janë qindrafish më shumë ata që i kanë sytë tek ne, që i varin shpresat te ne. Pse? Pse jemi ne këtu? Pse vendosëm ne të sfidojmë muajin më të ftohtë të vitit? Se nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh, se shtëpia bosh kur na ikin njerëzit tanë, familjarët, miqtë, se në fund fare ç’i mbetet prindit poi  iku fëmija?!

Pse jemi ne këtu në muajin më të ftohtë?! Se s’ka vend më të ftohtë se zemra e këtyre. Ia njohim zemrën atyre, e dimë se s’ka asgjë aty brenda. E dinë që s’ka asgjë aty brenda. ngrohtësinë e kanë vetëm për xhepin e tyre, ftohtin e kanë për ne”, tha ai.

Politike